Eksploro

Lezha mund t’i ofrojë të gjitha.

Këtu ndërthuren bregdeti me historinë, natyrën dhe kulinarinë e pasur duke e bërë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha të ofron shumë nga pasuria e saj e madhe.

Kështjella është simbol i arkitekturës ilire, romake, bizantine e osmane. Në këtë qytet nis dhe përfundon historia e heroit kombëtar. Besëlidhja e Princave dhe vendvarrimi i Gjergj Kastriot Skenderbeu janë arsyet e vizitave historike.

Lezha është një bashkësi e spikatur me male, fusha, pyje, histori, laguna, lum, kulturë e traditë që vijon të trashëgohet. Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur sa më shumë, vetëm mund të magjepsesh prej saj.

Histori

Ky qytet ka qënë i banuar nga popullsi ilire qysh në shekullin VIII para erës së re. Emri i tij “Lisso” e “Lissus”, mendohet se janë ngjyrim linguistik i emrit të vjeter ilir “Lisi”.

Kulture

Në Lezhë ruhen shumë tradita si në veshje, instrumenta, këngë e artizanat. Këtu organizohen mjaft aktivitete me karakter folklorik dhe me format tradicionale të jetës e veprimtarisë së tij. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik

Bregdeti i Lezhës

Lezha ka një sipërfaqe turistike bregdetare afro 11 000 ha, vijë bregdetare prej 38 km me plazhet e mrekullueshme të Shëngjinit, Tales, Kunes, Vanit e Ranës së Hedhun. Plazhet frekuentohen nga maji deri në nëntor me turistë rezidentë dhe ditorë, vendas e të huaj.

Natyre

Lezha karakterizohet nga një diversitet i larmishëm i natyrës dhe mjedisit. Lumi, lagunat, malet, monumentet e natyrës dhe gjeomonumentet janë një tërheqje për të gjithë që duan turizmin e aventurës.

Çfarë të bësh

Në Lezhë ndodhen monumente të shumta kulturore, të natyrs, objekte kulti, objekte muzeale, arkeologjike dhe historike. Pastërtia ekologjike e mjedisit tokësor e ujor, prania floristike me pyje, lëndina e livadhe, fauna e shumëllojshme, klima e përshtatshme e të tjerë faktorë, tregojnë se ekzistojnë.

Informacion i nevojshem

Gjithcka që ju duhet të dini nëse keni planifikuar të vizitoni Lezhën apo të qendroni disa ditë aty do ta gjeni duke klikuar këtu. Nganjëherë duhen ditur edhe detaje për të mos u përballur me surpriza.

Stili i jetes

Lezha eshte nje rajon i vecante ku gershetohen disa kultura.

Lezha per te gjithe

Lezha eshte nje rajon i vecante ku gershetohen disa kultura.

...më shumë mundësi

Lezha ofron nje pafundesi zgjedhjesh

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]