Nëse nuk ke ndaluar në Zadrimë, nuk mund të thuash që ke qënë në Lezhë.
Një nga të katër provincat në të cilat u nda Iliriku në periudhën Bizantine, ishte Prevali. Në këtë provincë me qendër në Shkodër, bënte pjesë edhe Zadrima e asaj kohe. Rruga antike Via Zenta përshkon pikërisht Zadrimën për të vijuar drejt Shkodres. Zadrima ka rite të veçanta të dasmës e gëzimeve familjare.
Zakonet e traditat, veshja e ritet e ndryshme ruhen me fanatizëm dhe vazhdojnë të prodhohen ende në mënyra artizanale. Emri i fshatit Blinisht vjen pikërisht nga familja feudale e Blinishtëve. Guljelm Blinishti ishte marshalli i Arbërit. Emërtimet e ndryshme të zonës lidhen me periudhën e shekullit të XIII dhe janë emërtuar nga Helena e Rashës (bijë e kontit Balduin të Flandrës (Francë) dhe mbretëreshë e Serbisë) e cila ndërmori riparimet e rrugës Lezhë-Shkodër.
Shkollat në gjuhën shqipe dhe mësuesit e parë ishin priftërinjtë. Zadrima është një krahinë e begatë në prodhime bujqësore dhe artizanat. Zadrima gjendet është një provincë midis Shkodres dhe Lezhës.
Shtepia e Ambasadorëve të Paqes, Shtëpia e të Lumturuarit të Kishës At Daniel Dajani, Kisha e Martirëve të Shqipërisë, Fabrika e Sapunerisë Artizanale, Ish Kolegji i Troshanit, Vendlindja e poetit kombëtar At Gjergj Fishta apo Punishtet e Qeramikës, janë disa prej arsyeve të mjaftueshme për të vizituar këtë zonë. Sot Zadrima është shtëpia e agroturizmit shqiptar, destinacioni kryesor i turizmit të gastronomisë.