Vrojtim zogjsh në lagunat e Kune – Vainit. Për vizitorët janë ndërtuar tre kulla vrojtimi, një në Kune dhe dy në zonën e Vainit. Ato shërbejnë për të eksploruar zonën si dhe për të vrojtuar shpendët e shumtë.
“Bird watching” ose “vëzhgimi i shpendëve” është një zgjedhje e mirë ndërsa viziton Lezhën. Pasi është kthyer në risinë e turizmit shqiptar, ky sport po terheq gjithmonë e më shumë turistë vendas e vecanërisht të huaj. Kundrimi i zogjve në lagunat e Kune – Vainit konsiderohet si një nga kënaqësite më të mëdha që të fal natyra e bukur e kësaj zone.
Të shikosh rrahjet e krahëve gjysmë metroshe të pelikanëve apo të dëgjosh tingujt e fluturuesve që të sjellin më pranë natyrës, nuk është një kënaqësi e përditshme. Ky aktivitet mund të zhvillohet me sy të lirë ose me anë të dylbive e mjeteve të ngjashme që mundësohen nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura.
Rezervati natyror Kune – Vain – Tale është një zonë e rëndësishme për vrojtimin e zogjve, një sport që e ka aplikuar prej disa vitesh dhe që është përfeksionuar vitet e fundit për ata që duan të provojnë një ndjesi të tillë. Përshkak të faunës së mrekullueshme, lagunat janë një strehë e mirë për një numër të madh të shpendësh dhe specieve me interes të madh të ruajtjes.
Për vrojtim zogjsh janë një numër i konsiderueshëm vizitorësh pasi zona është e frekuentueshme në çdo stinë, por veçanërisht në dimër, kur mund të kundrohen shpendët ujorë dimërorë.
Ishulli i Kunes është një zone shumë e rëndësishme për zogjtë IBA (Zonë e Rëndësishme Zogjsh) në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Speciet kryesore që i japin këtë status janë Ardeidet and Phalocrocoridet. Këtu strehohen edhe një sërë llojesh të rrezikuara si karabullaku i vogël (Phalacrocorax Pygmeus) apo lundërza (Lutra lutra).
Vrojtimi në periudha të ndryshme do të ju japë mundësionë të shihni rreth 196 lloje shpendësh që vizitojnë lagunat gjatë gjithë vitit nga ku 59 lloje janë autoktone, 65 lloje janë specie dimëruese, 51 janë veronjës dhe vetem 21 lloje janë specie aksidentale të gjendura në këtë lagunë. Llojet kryesore të gjendura janë Rosat, Karabullaket, Flamingot, Pelikanet, Bajzat etj…