Lezha është e njohur për punimet e artizanatit dhe të poqerisë. Qendra e Artizanatit – Artistike-Zadrima me qendër në Lezhë dhe rrjet bashkpunëtoresh gra në të gjithë zadrimën dhe poqeria “ZadrimArt” në Krajën janë destinacione të shumë vizitorëve e turisteve.
Zadrima dhe Kallmeti janë një laborator prodhimesh artistike të artizanatit që këërkohen kryesisht nga të huajt. Tereze Gega, vazhduesja më e mirë e artizanatit do të ju tregojë shumë e do të ju mahnisë pa masë nga punimet e qendrës së saj.
Nëse mendoni se mund të ja dilni të prodhoni një enë balte, atehërë konsultohuni me mjeshtrin Vasil Kukaj sepse do të provoni një ndjesi ndryshe dhe dashurinë e tokës nga balta e enëve dhe suvenireve të bëra prej saj.
Ndërsa udhëtoni në destinacione si Zadrima, Lezha apo Kallmeti pyesni edhe për punishtet e artizanatit për një ekspieriencë ndryshe dhe për të njohur veshjet tradicionale të këtyre zonave që përbëjnë një aureal ngjyrash shumë të bukur.
Dhurata më e bukur e vizitës tuaj mund të merret pikërisht në këto punishte. Ato mund të jenë edhe të përsonalizuara për të dashurit tuaj që do tu dhuroni.