Ungrej shtrihet në një pjesë të sheshte ku konvergojnë disa lugina të përrenjve malor, njëri prej të cilëve është edhe përroj i Ungrejit. Në anën e djadhtë të rrugës hyrëse të Ungrejit në një faqe shpati ndodhet një pyll me gështenja, ku është një aset për banorët e zonës, është shume i frekuentushëm nga derrat e egër.
Aty duke qënë lugine është shume prezente mjegulla, kjo ka limituar disa drurë frutor që të zhvillohen. Në afërsi të Kalurës është bima e Bushit( busus sempers virens) megjithëse është shkurre ka një drurë të ngjeshur shume me një ngjyrë të verdhë në të bardhë dhe është përdorur për punime druri artistike, llullat, pipat, krehërat për flokë , lugë për kuzhine, bosht për të tjerr lesh etj.
Duke qënë luginë karateristike ka favorizuar zhvillimin e drurit të arrës e lajthizës. Janë kultivarët autoktone si gushtaku që bëhen për periudha të shkurtra. Dhia është kafsha më e përshtatshme për tu mbarshtuar.
Natyra ka krijuar në zonën e Ungrejit një peisazh sat ë bukur aq edhe interesant për t’u eksploruar.Pyjet e fshatit të Kalorit, kodra e Sukaxhisë, vendi ku është kisha dhe qela e priftit në fshatin Kashnjet, Kerbushi, pyjet e Planës së Ndue Pjeter Markut në fshatin Kalivaç, fushat e Mdhona (e Mëdha) dhe Kroi I lugjeve në pyjet e fshatit të Zimajve, Kroi Ballas etj janë disa nga bukuritë natyrore që mund të sodisni ndërsa vizitoni këtë krahinë.
Për bukuri të rrallë shquhet Bjeshka e Kashnjetit e cila është pasuri e jashtëzakonshme e natyrës. Zona ka dhe pasuri të tjera me vlera sicc është Keshtjella e Kastrit, në majën e Komlikut mbi Fregen janë gjurmët e një objekti të lashtë vrojtimi, themelet e shkollës së parë shqipe të hapur në zonën e Kashnjetit me 1902 nga prifti dom Prend Suli.
Aty është këmbbana e dhuruar nga Vatikani dhe Qeveria Italiane. Në zonën e Ungrejit funksionojne katër kisha: e Kalivaçit, Kashnjetit, Ungrejit dhe e Kalorit, por zona e ka dhe festat e saj ndër të cilat: Shumhilli (Shen Mhilli), Darkën e Djathit në dhjetë ditëshin e fundit të gushtit etj.
Të gjitha keto të ndërthurura me mikpritjen bujare e gatimet e mrekullueshme tradicionale të zonës po nxisin gjithnjë e më shumë interesin për ta vizituar zonën, e mësuar më shumë rreth saj. Për këtë arsye disa familje po përpiqen që të hapin bujtinat e tyre.