Tale

Nga një zonë ushtarake gjatë sistemit komunist ku nuk lejoheheshin pushimet, plazhi i Tales është kthyer në një prej zonave bregdetare mjaft të frekuentuara. Para se të shkosh në breg të detit do të përballesh me bunkerët që janë një relikë e totalitarizmit në Shqipërinë e diktaturës.

 

Në Tale, pjesa më e madhe e plazhit është publike, por edhe nëse nuk keni një çader me vete atëherë mos hezitoni të qëndroni në zona private pasi çmimi është lehtësisht i përballueshëm. Këtu ka një shtrirje të gjatë të brezit të rëres. E përsosur për ecur ndërsa valët e detit do të ju godasin këmbët.

 

Tale, është një destinacion krejtësisht për t’u zbuluar. Uji blu, rëra kokërr madhe, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme janë arsyet pse pushuesit po e kërkojnë gjithnjë e më shumë plazhin e Tales. Është një bregdet mjaft i bukur dhe me shumë zona ende të virgjëra që nuk shfrytëzohen. Pushues vendas e të huaj e konsiderojnë si plazhin më të mirë familjarë.

 

Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100 në 150 metër duke filluar nga cepi i lagunave deri në fillim të deltës së lumit Mat.

 

Ky plazh arrihet lehtësisht me autoveturë apo duke përdorur linjat urbane nga qyteti i Lezhës. Në këtë zonë, operatorët turistikë ofrojnë ushqim, pije e shezllone me çmime të arsyeshme. Bregu i detit është i cekët, ideal për fëmijët dhe sigurinë e tyre.

 

Nëse po kërkoni një plazh që të jetë vetëm i juaji, bregdeti në Tale 2 do të ua dhurojë këtë kënaqësi. Mund të mendosh shumë për këtë plazh, por asnjëherë se sa i bukur është në të vertetë. Tale 2 do t’ju sigurojë privatësi absolute ndërsa freskoheni në detin e kristaltë.

 

Një nga gjërat që do të bukura është gjithmonë të shijosh notimin në det të pastër dhe të shtrihesh në rërën që vezullon. Vizitoni këtë bregdet për t’u freskuar në ujërat blu dhe për t’u çlodhur. Ndodhet 7 km larg rrugës nacionale Lezhë – Tiranë rruga SH1-E762. Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit. 

Related Posts