Shëngjini është qytet bregdetar i njohur edhe si bazë ushtarake gjatë periudhës komuniste. Historia e tij, plazhet, lagunat, porti, zona ushtarake, mjediset për argëtim, hotelet e restorantet me kuzhinën e tyre të famshme janë arsye të një numri të lartë vizitorësh e pushuesish gjatë gjithë vitit.
I njohur në lashtësi me emrin Nimfeum, ose ndryshe vendi i zanve, pasi mendohet se në mes të Shengjinit dhe Velipojës ndodhej pylli i zanave, emri i tij do të ndryshojë disa herë. San Giovani di Medua, Medea për nder të princeshës Medea të Argonautëve, Shën Gjini përshkak të pajtorit të kishës me të njëjtin emër dhe Willson për nder të presidentit amerikan janë disa nga emrat me të cilët do të takohet ky qytet në histori.
Njihet gjithashtu edhe gjatë luftës mes Pompeut dhe Cezarit në vitin 48 para Krishtit pasi këtu zbriti flota e Mark Antonit. Në veprën “lufta civile” e përmend këtëq port duke e përshkruar si vendstrehim i përsosur për ushtarët përshkak se erërat ishin të izoluara.
Shengjini përbën një nga resurset më të veçanta turistike detare, jo vetem të Lezhës por edhe të Shqipërisë, sidomos duke pasur parasysh parkun ekologjik të rrethinës.
Të gjithë që duan të shkojnë në breg të detit gjatë verës kanë si pikë referimi qytetin e Shengjinit. Pavarësisht nga afërsia me plazhet e tjerë, bregu i Shengjinit, është më i kërkuari nga vendas dhe të huaj. Larmia e zgjedhjeve për të qendruar, ushqyer, mundësite e argëtimit dhe shëtitjet buze mbremjeve janë arsye të mira për të cilat ky plazh ka kaq shumë vizitorë.
Qyteti dhe porti pranë tij si dhe lëvizjet e vazhdueshme drejt qytetit historik të Lezhës (6 km) konsiderohen si arsye të mira perse duhet qëndruar në këtë plazh. Muzikë tradicionale, folk, rock, baladë, soul dhe të lehta do të jenë duke qendruar në të njëjtin bar apo beach bar me ju. Në Shengjin mund të shijoni tendencat më të reja të muzikës dhe argëtimet e fundit gjatë mbrëmjes dhe natës. Argëtimin mund ta merrni edhe në clube apo night clube që ndodhen brenda qytetit të Shengjinit.
Udhëtimet me anije janë në dispozicion gjatë muajve të verës, duke marrë turistë për tu prezantuar Ranën e Hedhun, Rrjodhin dhe Kepin e Rodonit. Bukuria e saj me malin pranë e bën Shengjinin një vend interesant për aktivitete në natyrë, duke përfshirë kampe, shëtitje, udhëtim me biçikletë në mal, gara me varka apo kayakë.
Transporti është i mundur nga qyteti i Lezhës me autovetura, linja të transportit publik apo duke marrë taksi. Në këtë plazh mund të vini edhe nëpermjet detit duke përdorur anije personale me vela apo crocera të vogla.