Epitaf Per Veten
Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke
Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
uri syte me dore dhe vendosi te ikte.
Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
Pastaj e percollen ne banesen e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.
Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi ne balle dhe thirri “Nene”
Mos kerkoni te dini per te me teper
se iku sikur te mos kishte qene.
Lezhës së disa bukurive, që i ka falë Zoti dhe historia, aty nga fillimi i viteve ‘70 të shekullit të kaluar, si duke ripërtëritur traditën që patën krijuar Frang Bardhi, Pjeter Zarishi, P. Doçi, De Martino, Hafiz A. Ulqinaku, Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjeçovi etj, iu shtua natyrshëm edhe një dimension i ri i identitetit të saj kulturor: ai i poetëve e shkrimtarëve.
Rastësi apo ka ndonjë shkak, por e vërteta është se në fund të shekullit të 20-të, Lezha ka një brez poetësh shumë të fuqishëm, të cilët në këto vite morën emër në mbarë vëndin. Pavarësisht zhanreve e gjinive të ndryshme të artit që lëvruan përsëri ata janë quajtur plejada e lezhjanëve, që i hapi rrugë zhvillimeve të reja politiko-shoqërorë të vendit dhe këta ishin terreni intelektual i ndryshimeve të mëdha që pasuan.
Plejada e intelektualëve Lezhjanë të prirë nga Ndoc Gjetja, e të ndjekur nga Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Isaku, Shpresa Kapisyzi, Silvana Gjebrea, Pjeter Jaku në poezi, Kujtim Dashi në prozë, Tonin Çobani e Remzi Lani në publicistikë i dhanë emër Lezhës në të gjithë vëndin duke përfaqësuar një nivel të lartë artistik të krijimtarisë të paimagjinueshëm deri atëherë në krijimtarinë artistike të këtij qyteti.
Në këtë qytet mund të ndeshësh shumë shpesh nëpër rrugë poetë që i shkruajnë të bukurës duke u frymëzuar nga valët e Drinit plak.