Qyteti i Lezhës

Nëse Lezha ka një vlersim maksimal për vlerat turistike që ka, vetë qyteti është i njohur për pasurinë e madhe historike dhe kulturore. Nëse do të dini disa arsye përse duhet të vizituar këtë qytet atëherë gjithçka nis me memorialin e heroit kombëtarë dhe më pas duke eksploruar kalanë mesjetare, muzeun etnografik, duke shëtitur buzë lumit Drin, xhiro me kayakë, vizita në objektet shekullore të kultit dhe duke shijuar prodhimet lokale që serviren në bare e restorante të ndryshme.

 

Një vizitë në Lezhë do të ju dhurojë një përvojë ndryshe dhe atmosferën mikëpritëse të qytetit. Për të njohur veriun e Shqipërisë, copëza të tij do ti gjeni padiskutim në Lezhë, qytetin e kulturave të ndryshme dhe ku jetojnë edhe shtetas të huaj që janë dashuruar me këtë vend.

 

Lezha është e lehtë për t’u vizituar dhe çdo element turistik, atraksion apo destionacion gjendet shumë pranë qytetit ndërsa ju qëndroni të akomoduar bë zemër të tij. Arrihet lehtë pasi gjendet në mes të rrugëve kombëtare dhe pranë aeroportit kombëtarë. Të gjithë e njohin Lezhën, ndaj mos hezito të pyesësh kudo qqë të jesh për këtë qytet të bukur turistik.

 

Qyteti që ka përjetuar periudha të ndryshme dhe i ka rezistuar kohës është pikërisht ajo që do të shihni ndërsa vizitoni Lezhën. Në rrugë do në ndeshni vazhdimisht artistë, mjeshtra të pikturës, muzikës, letërsisë apo të foklorit, një ansambël vlerash që e bëjnë këtë vend shumë interesant.

 

Nëse ka atraksione që duhet të vizitohen në Lezhë, atëherë memoriali, kalaja dhe kisha e themeluar nga Shen Françesku i Asizit duhet të jenë në agjendën tuaj. Pasi të jeni ngjitur në majë të malit të Tyrbes, pamja prej saj do të jetë diçka që do të mbetet në memorien tuaj. Urat panoramike mbi lumin Drin janë një tërheqje për vizitorët pasi prej tyre mund të marrësh një kujtim të bukur nga ky qytet nëpërmjet fotove dhe kjo do të ju bëjë edhe interesantë.

 

Ia vlen gjithmonë të dini pak për historinë e këtij qyteti dhe ciceronët janë gjithnjë të gatshëm për të ju rrëfyer shumë nga kjo histori dhe të shuajnë çdo kuriozitet tuajin për historinë e këtij qyteti. Nga periudha Ilire, ajo romake, veneciane e osmane, ky qytet ka trashëguar vlera historike dhe për këto arsye ishte ndër më të njohurit në Iliri.

 

Si kudo në Shqipëri, edhe në Lezhë do të shihni shumë njerëz të ulur jashtë me një kafe, por të gjithë do të ju buzëqeshin e mirëpresin, pasi ky qytet nuk bën përjashtim nga rregulli ballkanas. Sigurisht që ka bare e restorante me standarde të shpërndara në të gjithë qytetin. Sidoqoftë, ato pranë lumit Drin në pranë sheshit Gjergj Kastrioti janë diçka ndryshe

 

Kisha e Zojës Nunciatë ka edhe gojëdha shumë interesante. Thuhet se është themeluar nga vetë Shen Françesku dhe gjurmët e saj të vjetra e bëjnë atë një kishë shumë të frekuentuar dhe me shume histori brenda saj.

 

Lagjia Sheher, ose e njohur si lagjia e vjetër e qytetit është një peisazh i bukur natyror dhe me shtëpi karakteristike. Pasi keni dëgjuar historinë e kalasë, ndërsa zbrisni prej saj, kaloni në lagjen Sheher dhe do të kuptoni akoma më shumë rreth zhvillimit të qytetit të vjetër që pavarsisht se është rrënuar nga osmanët, sërish mbetet si dëshmi e historisë.

 

Mirë se vini në qytetin e Skenderbeut, Gjergj Kastriotit

Related Posts

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]