Pllana

Pllana është një fshat në Njësinë Administrative të Zejmenit. Ky fshat ka qënë një qytet ilir i zhvilluar në shek VI-IV p.e.s. që hyn në 50-të qytetet e humbura ilire. Pllana sot tregon gjithçka ç’ka mbetur nga një fshat që e ka fshirë historia. Në këtë fshat të vogël dhe me mjaft kuriozitete për t’u zbuluar ruhen tradita që nuk përsëriten në asnjë zonë tjetër. Thuhet se ky qytet ilir që i përkiste Kurbinit, ishte Shufadaja (dikur port ku ankoroheshin anijet).

 

Gojëdhat tregojnë së në këtë fshat që shtrihet pranë lumit Mat, gjatë periudhës ilire ankoroheshin anije, pretendime që forcohen nga gjetja e një spirancë e madhe. Në Pllanë gjenden disa objekte kulti që kanë rëndësi historike ku zhvillohet edhe peligrinazh. Kisha e Shna Ndout është një vend lutjesh për shumë besimtarë gjatë 13 të martave të Shna Ndout (mars – qershor).

 

Në Pllanë është hapur shkolla e parë shqipe nga kisha katolike. Pranë kishës së Shen Barbaras, shekulli XIII-XIV, në kodrën e fshatit është ngritur edhe një permendore, ndërsa vetë kisha është një objekt i vizitueshëm për vlerat e saj dhe afresket e bukura që ndodhen brenda saj.

 

Maja e Kunorës (një majë mali mbi fshatin Pllanë) është një destinacion turistik për t’u eksploruar. “Qyteti nën shkëmb”, tunele të shumta të ndërtuara nga ushtria astro-hungareze janë një udhëtim sa tërheqës aq edhe interesant për të mësuar më shumë për rëndësinë që kishte zona.

 

Maja e malit është e rrafshët dhe përgjatë saj shihen disa gërmadha të godinave të ushtrisë astro-hungareze. Hyrja në tunele është e maskuar mirë, ndërsa në dalje të ndryshme do të të shfaqen horizonte të ndryshme dhe një peisazh i bukur natyror.

 

Dardha e egër, sherebela dhe trumza janë bimë që gjenden më së shumti gjatë këtij udhëtimi dhe janë përdorur nga banorët si bimë medicionale për efektet pozitive si pasojë e përdorimit. Fushëpamja është e bukur dhe mjaft interesante për të qënë pjesë e peisazhit në foton tuaj.

Harta

Related Posts

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]