Përzgjedhja nuk është e rastësishme, pasi i referohet hapësirës së madhe dhe mundësive që ka ky sport të ushtrohet masivisht dhe me lehtësi, ndërsa është një sfidë edhe për të gjithë garuesit.

Lumi Drin, lagunat Kune – Vain, bregdeti i Tales dhe Shëngjinit, janë vende ideale për të peshkuar. Ishull – Lezha, grykëderdhja në det e lumit Drin po ashtu është vendi më ideal për të peshkuar.

Zona është pjesë e rezervatit natyrorë të Kune – Vainit, por prej vitesh kjo zonë është kthyer në një prej tërheqjeve më të mëdha të atyre që janë të apasionuar pas peshkimit me grep. Të shumtë janë peshkatarët që vijnë në zonë nga qytetet të tjera të vendit. Në këtë zonë ka peshq si levrek, koce (shpalza), qefull apo ngjala. Këto të fundit janë më të shumta në kënetën perreth zonës së Ishull – Lezhës. Në zonë mund t’ju sigurojnë edhe karremat që përdoren për peshkim.

Peshkimi është një mundësi për të dalë nga rutina e përditshme, por edhe për t’i bërë pushimet sa më relaksuese për të gjithë ata që zgjedhin Lezhën. Peshkimi është një zanat i vjetër në Lezhë. Banorët e këtyre anëve kanë zhvilluar ekonomitë e tyre familjare duke u marrë me peshkim. Nga një zanat për të mbijetuar, peshkimi në Lezhë tashmë është kthyer në një sport.

Related Posts