Obelisku i Besëlidhjes

Obelisku– është një vepër monumentale në qendër të qytetit, sheshi Besëlidhja. Ështe një monument kujtimi dhe nderimi për Kuvendin e Lezhës mbajtur në 2 mars 1444. Me këtë datë heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu mblodhi në këtë qytet princat shqiptar për ti bashkuar në luftën kundër perandorisë osmane. Kuvendi i Lezhës qe forma e parë e bashkimit juridik të princave shqiptarë.

Obelisku është ndërtuar nga 346 blloqe gëlqerorësh me peshë secili 1 ton. Ai është improvizuar si në kohët antike dhe ka formë trapezoidale me bazën e ngushtë. Ky obelisk përbëhet nga 8 rreshta blloqesh dhe ka katër shirita të skalitur ndërsa në mes ka një pllakë mermeri 7m x 2.40m ku është montuar mburoja e bronztë me përkrenaren e Skënderbeut sipër. Tetë shpatat të cilat rrethojnë mburojën në të dy krahët dhe me shkronja bronzi shkruhet 2 Mars 1444.

Related Posts