Mali i Veles

Vela është maja më e lartë në Lezhë dhe mjaft e dukshme edhe nga larg. Ajo ka një majë të thepisur dhe është pika më e lartë natyrore në Bashkinë e Lezhës 1172 m mbi nivelin e detit . Në majë shkëmbore të ketij mali vërehen gjurmë në ngjyrë kafe të ndezur për të cilët vendasit kanë hamendësuar se ka qënë një pikë ku ankoroheshin anijet.

 

Sipas gojëdhënave ka qënë i veshur me pishë, po për shkak të një zjarri e ka dëmtuar, me pas shirat e zhveshën dhe nuk ka pasur mundësi rigjenerimi. Arrihet me makina të larta dhe të përshtatshme për të ecur në rrugë të vështira. Ka një klimë kontinentale deri në nuancë alpine. Karakteristikë e kësaj zone është bima autoktone pisha e zezë.

 

Fshati i Velës është i vendosur në terrene të zbutura kodrinore të bazës së majës së malit Velë. Gjithashtu karateristikë është zhvillimi i arrës, gështenjës e lajthizës. Dhia është kafsha më e përshtatshme për tu mbajtu. Tek vreshtat karakteristike është rrushi tajke, një frut i kendshëm për tu shijuar. Krahas tajkes është edhe varieteti bajrajtar.

 

Vite më përpara, në anët e Velës kanë punuar në hapje galerish për mineralet e bakerit rreth viteve 50.

 

Të mali i majës së Velës ndodhet një vend me emrin Bulgjator. Është një shesh i vogël me burime me ndonjë qershi të egër, borica dhe dardha të egra. Ka shërbyer si vend pushim për ata që mblidhnin boronica dhe për mrizuar për vend pushim, ngjan me një ballkon natyrorë.

 

Karakteristikë është bima mjeksore e Sherebelës me perqindje e vajit Eterik (me efekt kurus) është me e larta në republike si përqindje. Është një potecial për turizëm malor dhe për bujtina të vogla. Vela është mjaft e përshtatshme për hiking dhe alpinizëm.

Related Posts

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]