Në Lezhë edhe për shëtitje me kajakë, varka dhe anije turistike. Kjo është tendenca më e re që po zhvillohet në këtë zonë turistike dhe që po merr vemendje.

 

Po i jepet shumë vëmendje lumit Drin për shëtitje me kajakë dhe varka, ndërsa nga porti i Shengjinit nëpërmjet një varke turistike ju mund të udhëtoni përgjatë bregdetit nga Tale tek Rana e Hedhun dhe në Velipojë.

 

Lumi Drin që përshkon mes për mes qytetin dhe më pas kalon në lagunën Kune – Vain, duke përfunduar në Detin Adriatik. Duke patur një rrjedhë të qetë, shëtitjet më kajakë, varka, kanoe apo së fundmi edhe me dragon boat janë mundësi për të shijuar diçka ndryshe.

 

Bashkia e Lezhës është e gatshme të bashkëpunojë me grupe të ndryshme për t’i mbështetur pasi ka në dispozicion disa kajakë dhe një dragon boat që mund të përdoren prej jush për të shijuar jo vetëm shëtitje, por të ushtroheni edhe me sport.

 

Aty do të gjeni edhe instrukturorë që do të jenë pranë jush për të rritur sigurinë e lundrimit, ndërsa gjatë shëtitjes do të shikoni shumë peshkatarë të ardhur edhe nga qytete të tjerë për të shijuar gjuetinë me kallama si pjesë sportive dhe adrenalinës që të jep edhe ky lloj sporti.

 

Janë rreth 2.5 km lundrim që do të ju dhurojnë një ditë ndryshe, ndërsa qendroni në Lezhë mund të zgjidhni edhe restorantet që janë ngritur përbri lumit në zonën e Vainit.

Related Posts