Lumi

Lezha është një prej qyteteve të paktë që përshkohet mes për mes nga lumi. Një pamje e bukur e mengjeseve dhe e buzëmbremjeve në Lezhë, nga ku do të merrni shumë kujtime të bukura. Shëtitje përgjatë shëtirores në të dy anët e lumit, udhëtim në këmbë drejt deltës së lumit, xhiro më kajakë, dragon boat, varka apo skafe të vegjël plot adrenalinë.

 

Pasi ke shijuar një kafe në baret që ndodhen përbri lumit, do të mund të lundroni drejt grykëderdhjes dhe të shikoni natyrën, të provoni peshkimin artizanal e të sodisni zogjtë e shumtë në pjesën fundore të lumit ndërsa derdhet në det.

 

Restorantet do të ju krijojnë mundësi që të provoni ndjesinë e peshkimit me rrjeta të vogla duke provuar fatin tuaj, e nëse jeni me fat do të merrni peshkun që keni zënë. Për tu larguar nga zhurma dhe për të ndjerë vetëm melodinë e natyrës, lumi Drin në Lezhë, do të plotësojë dëshirën tuaj.

Related Posts