Lezha sot

Lezha është qyteti qendër qarku dhe ndodhet në kryqëzimet e rrugëve kryesore drejt perendimit. Kufinjtë e tij janë vendosur pranë detit adriatik në perendim, në veri me Vaun e Dejes, në jug me Kurbinin dhe në lindje me Mirditën.

 

Ky qytet njihet për turizmin bregdetarë, restorantet e famshëm në gastronomi, larminë e veshjeve tradicionale, bashkjetesën fetare dhe harmoni ndërmjet kulturave të ndryshme vendase. Lezha është qytet i vizitueshëm nga të huaj dhe vendasit gjatë 12 muajve të vitit.

 

Sipërfaqja e saj është 508 km² dhe ka një popullsi prej 108 352 banorë me një dendësi prej 213 banorë/km². Rreth 60 % e banorëve jeton në zonat urbane, qytetet Lezhë dhe Shengjin dhe 40% në zonat rurale të shpërndarë në 65 fshatra të 9 8 Njësive Administrative.

 

Pjesa më e madhe e territorit të Lezhës futet në klimën e zonës mesdhetare detare. Deti Adriatik ndikon pozitivisht në ngrohjen e klimës. Territori i Lezhës karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë, dimri i butë dhe i lagësht në pjesën e ulët dhe qytet dhe dimër të lagësht dhe të ftohtë në zonën malore. Temperatura mesatare vjetore është 15 gradë, mesatarja e janarit është 7 gradë, ndërsa mesatarja e korrikut 25-300 C.

 

Lezha është një zonë atraktive për mjedisin që e rrethon. Ajo përshkohet mes për mes nga një degë e lumit Drin, ndërsa lagunat e Kune – Vainit, plazhet e Shëngjinit dhe Tales, bukuritë malore të Ungrejit e malit Vela si dhe fushat e Zadrimës, Bregut te Matit e Torovicës janë mjedisi ndërsa përshkon nga një cep në tjetrin këtë zonë.

 

Lezha shquhet për peisazh të bukur dhe atraktiv ngado që të lëvizësh.

 

Lezha është një zonë atraktive për mjedisin që e rrethon. Lumi, lagunat e Kune – Vaini, plazhet Shëngjin dhe Tale, bukuritë malore të Ungrejit e malit Vela si dhe fushat e Zadrimës, Bregut te Matit e Torovicës janë mjedisi ndërsa përshkon nga një cep në tjetrin këtë zonë. Karakterizohet nga një diversitet i larmishëm i relievit, klimave e mikroklimave dhe për pasojë të florës e faunës.

 

Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.

Related Posts