Lezha dhe Skenderbeu

Lezha është e lidhur në mënyrë të veçantë me heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai zgjodhi këtë qytet për të bashkuar princat në atë që do të njihej si Beselidhja e Lezhës, 2 mars 1444, ndërsa në këtë qytet do të vendosej qqë të prehej përjetësisht pas vdekjes së tij me 17 janar 1468. Në Kuvendin e Lezhës morën pjesë princat Gjergj Arianiti, Andrea Topia me të bijtë Kominin e Muzakën dhe nipin Tanushin, Nikollë dhe Pal Dukagjini, Gjergj Stres Balsha,  Stefan Cërnojeviqi i Malit të Zi që kishte për grua një nga motrat e Skënderbeut, së bashku me të bijtë Gjergjin dhe Janin, Lekë Zaharia, Pjetër Shpani me djemtë Aleksin, Bozhidarin, Vrukon dhe Mirkon, Lekë e Pjetër Dushmani, Teodor Muzaka i Beratit dhe të tjerë.

 

Raguzanët, edhe pse ishin shprehur se do merrnin pjesë, nuk ishin të pranishëm, kurse venedikasit dërguan aty përfaqësuesit e tyre si vëzhgues. Ky kuvend u mblodh në Katedralen e Shen Kollit, kishen kryesore te qytetit. Skënderbeu mbajti para princave të pranishëm një fjalim dhe zgjidhet aty për arsye të përvojës ushtarake dhe karakterit të tij, si prijës i kësaj lidhjeje. Fjalimi që Skënderbeu mbajti në Lezhë përpara princave të mbledhur e identifikon ate qartazi të dëshmi të qartë tëzgjuarsisë së tij si shfaqet hapur aftesia si burrë shteti dhe si një orator i shkëlqyer.

 

“Me siguri që është e tepërt që unë Juve, o Princa të shkëlqyer, t’ju rrëfej urrejtjen që kanë turqit ndaj besimtarëve të Zotit Tonë Jezus Krisht. Shumë plagë me të cilat është i mbuluar i gjithë krishterimi dhe vetë Arbëria, e dëshmojnë këtë mjaftueshëm. Edhe Ju, Princa të Arbërisë, e keni marrë vesh tashmë, që armiqtë tanë duan të pasurohen me pronat tona dhe duan të na shfarosin. Më lejoni në fillim të shpjegoj shkaqet e fatit të keq të deritanishëm, me qëllim që ne pastaj të këshillohemi për një zgjidhje efikase.

 

Me lot gjaku po i vajtojnë popujt e krishterë mosbashkimin e princave të tyre, sepse vetëm këta të fundit e kanë vetë fajin e mjerimit të përgjithshëm. Thërrasin qiellin si dëshmitar, që fuqia otomane do të mund të thyhej me forca të bashkuara.

 

Por unë nuk dua të ndalem tek fati i trishtë i princave të huaj, se vetë vëllezërit e mi janë vrarë në mënyrë të turpshme. Prandaj më lejoni të tregoj, se përse edhe vetë shtëpia ime u shkatërrua në mënyrë të mjerueshme. Babai im, shoku Juaj, u sulmua nga sulltani turk me ushtri të shumta e të përgatitura mirë për luftë.

 

Të fuqishmit në afërsi kishin qenë tashmë të detyruar të nënshtroheshin nga fuqia superiore. Askush nuk mund ti ndihmonte, dhe kështu ai qe i detyruar të dorëzohej me kushte, të cilat ishin të barabarta me rënien e shtëpisë së tij. Ai vdiq, bijtë e tij u vranë, vetëm unë kam mbetur gjallë, se kështu e deshi Qielli, dhe shpresoj që Ai do të më lejoj që të marr hak për këto krime.

 

Babai im ra viktimë e mosbashkimit të princave shqiptar, unë po parashikoj edhe sot akoma të njëjtin fat edhe për mbretërinë time. Por edhe Ju, njësoj si unë, ndodheni tashmë buzë greminës! E ça mendoni Ju? Se turku po menduaka vallë vetëm për shkatërrimin tim dhe po përgatitet për luftë vetëm kundër meje? O Ju Trima! A nuk po i parandieni rreziqet e papara që po ju kërcënohen? E megjithatë sa me lehtësi do të kishit mundësi, që ngazëllimi juaj i fitores të jehojë shumë shpejt!

 

Planet dhe përpjekjet e turkut synojnë shkatërrimin e të gjithë neve, prej te i pari deri te i fundit. Nëse ai nuk do të mendonte kështu, nuk do të ishte më turk. Ligjet e tij, zakonet e tij, karakteri i tij, para së gjithash vullneti i profetit të tij Muhamed, e nxisin atë për të shkatërruar gjithçka që mban emrin e Krishtit. Me sytë e shpirtit unë po shoh Muratin midis vezirëve, ndihmësve dhe nënshtetasve, duke nxjerrë shkumë nga goja prej zemërimit dhe hakmarrjes.

 

Ai falënderon profetin e tij, që unë i kam dhënë shkas për të pushtuar Arbërinë, si shpërblim për humbjet që ai pësoi nga Hungaria dhe Serbia. Tani ai po u jep urdhra oficerëve të tij për të më asgjësuar dhe pas meje për të drejtuar armët kundër të gjithë princave të tjerë shqiptar; Ju të gjithëve dëshiron t’ju shohë para vetes në vargonj!

 

Këto janë planet dhe përpjekjet e turkut; më besoni, besoni në përvojat e mija, në njohuritë e mia në lidhje me atë oborr dhe me zakonet e tij. Mendoni për ngjarjet e tmerrshme të kohërave të sotme dhe të kaluara. Këto fjalë, o princa, që po duhet t’jua them juve janë shumë serioze, se vetëm unë i ngjas atij mjekut që i shpjegon të sëmurit rreziqet e vuajtjeve të tij, me qëllim që ky të vendosë për të bërë operacionin.

 

Vetëm të bashkuar ne mund të rezistojmë, dhe këtë bashkim e dëshiron vetë Zoti. Ju e vini re te Hungaria, Zibenbyrgeni, Bullgaria dhe Serbia, që më parë veç e veç ju nënshtruan turkut të gjithë me radhë. Por kur para një viti u bashkuan të gjithë princat e tyre, Qielli i bekoi armët e tyre, dhe kështu ata korrën fitoren e shkëlqyer, fitoren e Krishterimit!

 

Pra këtë shembull të mrekullueshëm ju e keni para vetes. Oh! Le të shkojmë pra dorë për dorë dhe mbrojtja hyjnore ka për të qenë e sigurt për ne! A besoni ju se turku do të kishte nënshtruar Arbërinë në kohën e atit tim, nëse princat do të ishin bashkuar? Përçarja e atëhershme ka qenë shkaku i vetëm, që vendi ynë i bukur ra viktimë e pushtimit otoman. Na ndihmoftë pra për fitore bashkimi dhe harmonia midis jush, me qëllim që të triumfojmë njësoj si hungarezët mbi armikun e tmerrshëm.

 

Forcat e Arbërisë i ngjajnë përrenjve të vegjël që rrjedhin nga drejtime të ndryshme. Dhe kur këta bashkohen në një shtrat të vetëm, formojnë një lum të madh e të fuqishëm. Kjo rrethanë ngjall tek unë një besim të gëzueshëm dhe shpresën, për ta lidhë fitoren e lavdishme në armët arbërore, për ti

dëshmuar kështu Krishterimit të Evropës vlerën e tyre. Unë vetë që kam jetuar për tridhjetë vjet në atë oborr dhe që njoh armët e tyre, mënyrën e tyretë luftimit, ushtritë e tyre, lejohem me të drejtë të shpresoj, se mund të dalim tani me sukses kundër tyre.

 

Dhe kur unë si prijës ushtarak i tyre kam mposhtur armiqtë e tyre në shumë luftëra të përgjakshme, si mund të mos dal tani fitimtar, kur po mbroj atdheun tim, të mirën e shokëve të mi, të cilët më kanë besuar jetën, gjakun dhe pronat e tyre?

 

Mos u frikësoni nga thashethemet boshe në lidhje me fuqinë e armiqve tanë, para pak muajsh ata u goditën në kokë nga Huniadi dhe bërthama e trupave të tyre u asgjësua. Ajo çfarë ka mbetur ende tek ata, nuk është asgjë tjetër përveçse një grumbull njerëzish të këqij, frikacakë dhe barbarë, pa rregull e pa përvojë. Unë më tej po ju përmend edhe një herë betejën më të fundit të zhvilluar në Moravë, ku Huniadi me një ushtri fare të vogël e bëri copash ushtrinë turke jashtëzakonisht në numër.

 

Perëndia nuk pyet për numrin e armiqve, kur don tua japë fitoren besimtarëve të Vet. Më besoni, edhe sot turku i ka varur shpresat tek përçarja jonë, përndryshe ai as që guxon të na sulmojë, por edhe po guxoftë, kjo ka për ti kushtuar atij me siguri shumë shtrenjtë.

 

Ju e shihni pra, o princa të mençur, që shpëtimi ynë varet nga vetë ne. Nëse ne rrimë e shohim duarlidhur rënien e fqinjit tonë, nëse ne rrimë e presim porsi qengja të shtrirë, pa bërë asgjë, do të jemi të gjithë pre e ujkut. Nga ajo çfarë do bëjmë sot marrëveshje varet fati i Arbërisë.

 

Unë ju shpjegova Juve në detaje rrezikun e përgjithshëm dhe mjetet për mënjanimin e tij, dhe vetëm prej Jush varet përmbushja e planeve të menduara mirë nga unë, nëseju i pranoni ato, Arbëria do të shpëtojë dhe brezat e ardhshëm do të luten me mirënjohje për shpirtin Tuaj.

 

Kështu shpresoj që Zoti i Gjithëfuqishëm, ti këshillojë për mirë princat e Arbërisë dhe vendostë në zemrat e tyre shpirtin e bashkimit, shpirtin e rezistencës kundër armikut të përbashkët!”

 

Kuvendi i Lezhës ka rëndësi të madhe, sepse ishte bashkimi i parë politik dhe ushtarak i Shqipërisë, duke formuar një ushtri të përgjithshme, komandant i së cilës u vendos njëzëri Skënderbeu. U krijua madje edhe një arkë e përgjithshme e Lidhjes për ndihmën financiare dhe ushtarake për ushtrinë e Skenderbeut.

 

Lezha pati rëndësi te madhe në veprimtarinë e Skënderbeut.

 

Momenti tjetër i rëndësishëm historik në lidhje me Skënderbeun dhe Lezhën është vdekja dhe varrimi i tij në këtë qytet. Ai vdiq më 17 janar të vitit 1468 dhe e varrosën në Katedralen e Shën Kollit, me nderime të mëdha.

 

Në ceremoninë e mortit për Prijësin shqiptar dhe njëriun e vetëm që i bëri ballë ushtrisë osmane për 25 vjet me radhë, Princi Lekë Dukagjini nga mërzia e thellë për vdekjen e Skënderbeut, vajtoi me zë të lartë, rrahu gjoksin, shkuli flokët dhe filloi të gërvishet me thonj. Duket e habitshme, por e bërë prej Lekës, u kthye në zakon dhe mbetet një nga gjërat e jashtëzakonshme të trevave të veriut të Shqipërisë.

 

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, kur turqit pushtuan Lezhën në vitin 1478, ata ia thyen varrin dhe i shpërndanë në të gjitha drejtimet kockat e prijësit të famshëm, për t’i përdorur si talismanë. Kur sulltan Mehmeti e pushtoi edhe Lezhën urdhëroi të hapej varri i njeriut të cilit i qe trembur aq shumë dikur dhe eshtrat e tij të nxirreshin përjashta për ti parë të gjithë.

Related Posts

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]