Promovimi i turizmit lagunor

Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit.

Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë lagunat e Lezhës. Vëmendje ndaj parqeve për t’i promovuar dhe gjetur zgjidhje ndaj problematikave me të cilat këto zona ndeshen, janë arsye për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit.

Specialisti i mjedisit, Zef Ymeri, theksoi se vlerat e Kune Vainit janë të jashtëzakonshme për ambientin.

Laguna e Kune Vainit në Lezhë vazhdon të tërheqë vëmendjen e studiuesve dhe shoqatave të ndryshme, për shkak të larmisë që të ofron flora dhe fauna e kësaj zone

Related Posts