Vizita në Parkun Natyror të Manaxhuar “Kune – Vain – Tale” me sipërfaqe 4393.2 ha, është gjithmonë një surprize e bukur. Ato kanë emërtim të përbashkët Kune – Vain – Tale dhe përfaqësojnë traditë, histori dhe trashëgojnë vlera të mëdha natyrore. Kjo është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, që nga viti 1940. Ekosistemi konsiston në një sërë habitatesh (habitat detar, shkurror, ranishte, pyjor, tabane nënujore, lumore, tokë bujqësore, zona të banuara, etj.
Shquhet për vlera të larta biodiversiteti, si rrjedhojë e larmisë së habitateve, ku përfshihen pyjet aluvionale bregdetare, dunat ranore, lagunat, deti, lumi, etj. Përsa i përket faunës, në zonë gjenden 196 lloje shpendësh migratorë dhe të perhershëm, 17 lloje molusqesh, 59 lloje krustacesh, 10 lloje amfibesh, 24 lloje reptilësh, 26 lloje peshqish, 266 lloje bimësh vaskulare, nga të cilat shumë specie janë të rrezikuara. Gjenden dhe specie endemike.
Për vlerat e saj të veçanta ornito-logjike, këto ligatina dhe mjediset ujore përreth janë konsideruar si “Zonë e Rëndësishme për Shpendet në Evropë”. Shumëllojshmëria e habitateve dhe karakteristikat e tyre natyrore ose gati natyrore, kanë krijuar kushtet e duhura për specie përfaqësuese të bio-diversivitetit, për praninë e shumtë të shpendeve të ujit me rëndësi të veçantë.
Nr. | Emeri shqip | Emeri latin |
1 | Pisha e detit | Pinus pinaster |
2 | Rrenja | Quercusrobur |
3 | Vidhi | Ulmuspumila |
4 | Thanukla | Cornussanguine |
5 | Urthi . | Hederahelix |
6 | Marina e kuqe | Tamarixparviflora |
7 | Dellinja e zeze | Juniperuscommunis |
8 | Delinja e kuqe | Juniperusoxycedrus |
9 | Plepi i eger | Populustrembula |
10 | Shelgu i eger | Salixcaprea |
11 | Plepi kanadez | Populusx canadensis |
12 | Akacja (robinja) | Robinja pseudoacacia |
13 | Pisha e eger | Pinus – halepensis |
14 | Pisha e bute | Pinus pinea |
15 | Pisha e egër | Pinus halepensis |
16 | Verriu i zi | Alnusglutinosa |
17 | Murrizi njeberthamesh | Crategusmonogyna |
18 | Trandafili | Rosa sempervirens |
SPECIET | KODI |
Lundërza (Lutra lutra) | LUND |
Çakalli (Canis aureus) | ÇAKA |
Lepuri i Egër (Lepus europacus) | LEP/EG |
Dhelpra (Vulpes vulpes) | DHEL |
Zardafi/Kunadhja Gushëverdhë (Martes martes) | ZARDA |
Shqarthi/Kunadhja Gushëbardhë (Martes foina) | SHQAR |
Kryekuqe e Madhe (Anas penelope) | KRY/MAD |
Kryekuqe Qafëgjelbër (Anas platyrhynohos) | KRY/QGJEL |
Grilla (Anas crecca) | GRILL |
Rosa e Përhime (Anas strepera) | ROS/PËR |
Rosa Bishtëgjelë (Anas acuta) | ROS/BGJ |
Sqepluga (Anas clypeata) | SQLG |
Marsatorja (Anas querquedula) | MARSA |
Shapka e Ujit (Gallinago gallinago) | SHAP/UJ |
Bajza (Fulicia atra) | BAJZ |
Pëllumb i Egër (Columbia livia) | PELL/EG |
Shapka (Scolopax rusticola) | SHAP |
Turtulli (Stroptopelia turtur) | TURT |
Shkurta (Coturnix coturnix) | SHKUR |
Lauresha (Alauda arvensis) | LAUR |
Pelikani Kaçurrel (Pelecanus cripus) | PEL/KAC |
Kryekuqja e mjeme (Aythya fertina) | KR/MJE |
Kryekuqja e vogël (Aythya nyroca) | KR/VOG |
Zhytraku i madh (Mergus merganser) | ZHY/MA |
Karabullaku i madh (Phalacrocorax carbo) | KBULL/M |
Kredharaku i madh (Podiceps cristatus) | KRE/M |
Pelikani rozë (Pelecanus onocrotalus) | PEL/ROZ |
Çafka e përhime (Ardea cinerea) | ÇAF/PER |
Karabullaku i vogël (Microcarbo pygmeus) | KBULL/V |
Murrcaku (Netta rufina) | MURRA |
Dallëndyshja faqebardhë e detit (Chlidonias hybridus) | DALLF/DET |
Aktiviteti kryesore
Shëtitje me biçikleta
Shëtitje në këmbë
Notim
Vrojtim zogjsh
Kamping
Peshkimi Tradicional
Dajlanet janë struktura fikse të cilat funksionojnë si pengesë dhe vendosen në kanalet e komunikimit të lagunës së Kune – Vainit me detin. Duke qënë se pjesa më e madhe e peshqeve kalon në këto kanale, ato sherbejnë si “porta” për në lagunë (dhe lagështia mes shtyllave në dajlan sherben si filtër). Peshktarët të cilët merren posaçerisht me dajlanin, i kontrollojnë ato çdo ditë dhe mbledhin vetëm peshqit që janë mbi dimensioned e lejuara.
Peshqit më të rëndësishëm në lagunë
Ngjala (Anguilla anguilla)
Qefull i vjeshtës (chelon ramada)
Qefull veshverdhë, gasturi (chelon saliens)
Qefulli i verës (megul cephalus)
Koca (sparus aurata)
Aterina symadhe (atherina boyeri)
Burdullakët (gobio sp. and knipoëitschia sp.)
Gjuhëza e zakonshme (solea vulgaris)
Shojza (platichthys flesus)
Spalcat (diplodus sp. Dhe sarpa salpa)
Peshku lejlek (belone belone)