Kune është plazhi që po ngrihet vazhdimisht përshkak të veçorive të tij. Larmia e peisazhit, akomodimi në dhoma miqësore me mjedisin, pemët e pishave që dhurojnë hije natyrore për të vijuar më tej drejt lagunës me të njëjtin emër po e bëjnë atë shumë të frekuentuar.
Numri i pushuesve dhe i akomodimit në këtë zonë është i limituar, ndaj shumë familje zgjedhin përisht plazhin e Kunes për pushime ditore, të fundjavës apo më shumë. Restorantet me peshk deti apo të lagunës dhe baret ekzotikë do të shoqërojnë qendrimin në bregdet. Kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kërkesës nuk do të ju mungojnë asnjëherë.
Më në brendësi të Kunes do të gjendeni në ishullin e veçuar që ju vendos përballë me pjesën tjetër të plazhit. Shëtitjet tuaja mund të vijojnë nga ky ishull drejt bregut në lagunën e Kunes dhe peisazhit të bukur të saj.
Ne ju rekomandojmë të shijoni perëndimin e diellit ndërsa darkoni në restorantet e Kunes dhe të zhvilloni biseda të gjata me familjen, miqtë apo këdo që ju shoqëron.
Ndodhet 3 km në jug të plazhit të Shëngjinit duke ndjekur rrugën Lezhë – Knallë – Kune.