Kisha e Shën e Premtes ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut ( Kelmendit).
Ky objekt kulti daton në shekullin e III-të. Ruhet e plotë me të gjitha elementet përbërëse arkitektonike me planimetri në formë drejtëkëndore. Vecantia e kësaj kishe vërehet që në momentin që e visiton pasi pasqyron lashtësi, mbijetesë dhe dëshmi historike. Afresket ruajnë vlera me rëndësi jo vetëm rreth cilësise së realizimit të tyre por edhe për historinë e zhvillimit të saj në faza të ndryshme.
Afresku “Darka e fundit” përbën veçantinë më të madhe pasi paraqet këndvështrimin për këtë ngjarje të rëndësishme kishtare dy shekuj më parë se të njëjtën pikëpamje të paraqiste edhe Leonardo Da Vinci. Ajo është realiozuar nga mjeshtërit nga Dalmacia, të cilët kanë qenë të lirë dhe kanë pasqyruar pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë ngjarje të Krishtërimit. Në këto afreske, paraqitet Jezusi së bashku me dishepujt e tij ku bën pjesë edhe Juda, ndërsa ka vetëm 6 gota, ndryshimi me versionin zyrtar qe njihet edhe nga kisha katolike që ka 12 gota.
Ndërtimi i kishës tregon përkushtim dhe funksionin fetar të këtij komuniteti dhe më gjërë në luginën e poshtme të lumit Drin, ajo i përket tipit Gotik, më vonë kisha pati një restaurim I cili mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Absidës ku shkruhet : “ Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT sherbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”.
Ndodhet 5 km nga qyteti i Lezhës dhe vetëm 300 metra nga superstrada Balldre – Shkodër. Shkohet me makinë.