Kisha e Shen Barbara

Kisha e Barbarës (Shën Barbulla) ndodhet në lindje të fshatit Pllanë (Lezhë), dhe ngrihet në lartësinë e kodrës mes një gjelbërimi. Ajo është një ndërtim i shek XIV-të i stilit Benediktin.

Monumenti është një ndërtim i shek XIV-të i stilit Benediktin dhe falë marrëdhënieve të pallatit të Romës me Monolin si perandor i Kostandinopojës,vendimet merreshin direkt nga Papati.   Në anën e jashtme kisha është trajtuar thjeshtë, ndërtuar me gurë të papunuar gëlqerorë dhe shtufi.

Dera kryesore e kishës ndodhet në faqen perëndimore, një tjetër derë ndodhet në pjesën qëndrore të faqës veriore të Naosit. Në faqen lindore ka një absidë rrethore të madhe e të lartë, si dhe dy nike të vogla anash. Kisha ndricohet prej 7 dritaresh, të cilat janë me hark dhe një është rrethore. Naosi mbulohet me tavan druri, i cili vazhdon ndërprerje edhe në pjesën e Malifit .

Kisha e Shën Venerandës ruan pikturë murore në faqen perëndimore të Naosit dhe në atë lindore të Narteksit. Piktura në Naos ruhet në anën e djathtë të hyrjes perëndimore, ajo ka gjerësi 1.8m dhe lartësi 1.95m duke filluar në lartësinë 0.45m nga dyshemeja. Piktura është realizuar në teknikën e afreskut në një support jo shumë të trashë. Skena paraqit Shën Jakovin dhe Shën Venerandën.

Detaj unik është paraqitja e dorës së ‘Atit të gjithëpushtetshëm’ që përfaqëson ndërhyrjen e Zotit në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve nëpërmjet ndihmës hyjnore që i ofron Shën Gjergjit i cili vret dragoin.

Shkohet me makinë deri afër kishës e pastaj në këmbë për rreth 10 min.

Related Posts