Kallmeti

Një gojëdhënë e vjetër thotë se dikur ky fshat ishte i mbuluar nga uji, i cili duke u pakësuar la pas lym e baltë që ndikoj në rritjen e kallamit të egër, bime kjo nga e cila mendohet se vjen edhe emir i fshatit Kallmet.

 

Kallmeti është një vendbanim i lashte. Gjetjet arkeologjike në të gjithë shtrirjen e fshatit tregojnë se ky është një vendbanim i hershëm. Edhe pas pushtimit romak popullsia vazhdoj të banojë këtu dhe krijoj kulturën e saj të veçantë. Këtë e dëshmon varreza mesjetare shek 6-8 e.s.).

 

Kallmetorët kanë kulturën e tyre, kristalizuan tiparet dalluese duke e bërë këtë fshat një njësi etnografike të veçantë në rrethin e Lezhës dhe krejt Shqipërinë. Dalluese është veçanërisht veshja e grave dhe e vajzave me rroba krejt të bardha (vazhduese e veshjes Ilire).

 

Kallmetorët janë bujq dhe vreshtarë të mire. Në këtë zonë gjendet varieteti i rrushit kallmet, fasulen me emrin kallmet dhe ullirin kokërr madh kallmet që përmendet në literaturën shkencore bujqësore. Në Kallmet janë ngritur monumente të kulturës si Kisha e Eufemise e shekullit XIII-të, një vend i shenjtë ku kryhet edhe pelingrinazh.

 

Kallmeti është vendi i verës dhe ullishtave. Është një qëndër e rëndësishme e turizmit në Lezhë. Kisha e Shën Eufemisë në fshatin Kallmet dhe Kishës së Shën Gjonit në fshatin Merqi (vendi u mbajt Kuvendi i Arbërit) janë itenerari kryesor i vizitorëve e turistëve. Objekte të tjera historike, kulturore e natyrore me interes për tu vizituar janë :

Ura “Plak Gjon”

Kisha “Zemra e Krishtit”

Kisha e Shën Gjinit.

Mullinjt e Vjeter të Kallmetit

Kroji i Kolecit

Pylli i Kishës Shën Eufemia

Shpella e Hutit

Ulli mbi 1500 vjeçar

Burgu i Hajdarit

Related Posts

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]