Ishull – Lezha

Reliev fushor, i rrethuar nga lumi Drin, laguna e Vainit, plazhi i Vainit dhe nga qyteti i Lezhës, e bëjnë një zonë të bukur dhe shumë interesante. Turizmi në këtë zonë është i hershëm që arriti kulmin e tij në shekullin XIX më ndërtimin e Hotelit të Gjuetisë.

 

Ishull-Lezha dhe këneta e Vainit pranë saj përbëjnë një kompleks natyror tërheqës për turistët ditorë të pasionuar pas natyrës dhe ushqimit të mirë. 

 

Ishull – Lezha, Në dokumentat historike turko-veneciane të shek. XV përmendet shpesh Ishulli i Lezhës. Pasi Lezha u pushtua nga turqit me 1478 dhe qyteti u dogj, banorët e tij u zhvendosen në një zonë, jo shumë larg ne ishullin e formuar në grykderdhjen e lumit të Drinit. Ishulli i Lezhes u bë një vendbanim kryesor për lezhjanet.

 

Në vitet 1478-1501, për 23 vjet, Ishulli i Lezhes, ishte i vetmi vend në bregdetin e Shqipërisë së Veriut, që qëndroi i lirë, i pavarur dhe i vetëadministrueshëm.

 

Hoteli i Gjuetarëve në Ishull-Lezhë, Vila e Kontit Çiano, ka historinë e vet dhe vlera arkitekturore, që i ruan ende edhe sot. E kaluara dhe tradita, vazhdon të ruhet në pjesën funksionale të rezidencës. Kompleksi në fjalë, është projektuar nga italianët dhe u ngrit nga Konti Çiano, në vitet ’38-’39. Vila ishte vendi i preferuar i ministrit të Jashtëm të Italisë dhe projektuesit kryesor të operacioneve ushtarake, strategjike e diplomatike të Duçes.

 

Ai vinte së bashku me miqtë e tij dhe kalonte kohën e qëndrimit në Shqipëri. Pas çlirimit të vendit, Vila e Kontit Çiano, ka qenë vendi i preferuar edhe për diktatorin Enver Hoxha, (nga historianët thuhet se në atë vend, është mbyllur dhe ka shkruar fjalimin e tij në Kongresin e I-rë të PKSH).

 

Natyra do të ju surprizojë ndërsa shëtisni në kopështin rreth tij. Mund të sodisni bimësi e shpend ndërsa kanatat e vjetra të dritareve, perde të thjeshta, si çarçafë të bardhë, dysheme që kërcasin teksa ecën sipër tyre, vatra guri të gdhendura, korridore dhe dhoma të viteve të para çlirimit janë gjithçka që ndodhet në këtë vend pasi këtu modernia, nuk është aspak në plan të parë.

 

Hoteli i Gjuetisë është një ndërtesë historike shumë e bukur, gjithmonë e vlefshme për t’u vizutuar, ndërsa më tutje gjendet laguna e Vainit por në këtë udhëtim do të gjeni disa restorante të këndshme për gatime tradicionale apo thjeshtë peshk të freskët. Hoteli i Gjuetisë është një ndërtesë e realizuar me gur të bardhë dhe dru dhe sot përdoret edhe nga turistët e vrojtimit të zogjve.

 

Harta

Related Posts

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]