GASTRONOMI

Lezha është vendi më i njohur në Shqipëri në agroturizëm dhe enogastronomi. Kantinat në Kallmet, Fishtë e Krajën të njohura për prodhimet e verërave, rakisë e vajit të ullirit si dhe restorantet në Fishtë, Troshan, Ishull – Shengjin, Ishull – Lezhë e Tale janë pjesë e rëndësishme e guidave kombëtare dhe ndërkombetare. Këtu vizitorët provojnë shijen e mrekullueshme të verës së prodhuar nga varieti i rrushit autokton dhe produkte bujqësorë e blegtorale të fermerëve të zonës.

 

Kuzhina e krijuar nga gjyshet, peshkatarët, barinjtë dhe fermerët me produkte lokale të prodhuara nga kopështet e vogla dhe e përfeksionuar nga kuzhinierët më të njohur janë shija më e mirë e udhëtimit tuaj. Harroni çfarë keni ngrënë më parë dhe përgatituni për një eksperiencë vertetë të shijshme.

 

Në Lezhë ka disa produkte bujqësore që janë autoktone në zonat ku prodhohen si rrushi kallmet, ulliri kallmet, fasulja kallmet, gjeli i detit zadrima, djathi zadrima, mjalti i sherebeles në Gjadër, mjalti i të shqopës në Malësi të Lezhës, bostani i Torovices dhe ngjala e lagunës.

 

Ushqehu dhe pi në Zadrimë

 

Në Zadrimë të Lezhës, ju mund të gjeni ushqimet më të shijshme të përgatitura sipas recetave tradicionale por edhe me krijime të reja. Në restorantet e zadrimës u jepet rëndësi prodhime vendase të stinës. Ato e bëjnë gatimin edhe me të shijshëm. Menjëherë do të kuptoni se përse kjo zonë është ndër më të kërkuarat në Shqipëri. Kjo zonë ka shumë shije në kuzhinë dhe dëshirë për t’u eksploruar.

 

Shumë prej restoranteve kanë pjatat e tyre të veçanta, përzierje mes traditës dhe çfarëdo ndikimi apo fantazie, kreativitet i shefave të kuzhinës. Gjithmonë kërkoni shpjegime për të kuptuar ndryshimin e shijes së produktit në shijen e pjatës që do të ju vijë para.

 

Këtu do të gjeni edhe shumë prodhime lokale të fermerëve të vegjël. Mos hezitoni ti blini sepse ato janë gjithmonë natyrale.

 

Gatimet e detit dhe të lagunës

 

Shengjini, Ishull Shengjini, Ishull Lezha dhe Tale janë vendet më të mira për gatimet me produkte deti. Ato gatuhen në mënyra të ndryshme, por secila më veçantinë e saj në shije, ndaj edhe restorantet do të ju duken krejtësisht të veçantë. Produktet e detit dhe të lagunës janë të freskëta dhe shumë të shijshme. Ngjala, levreku, koca e qefulli janë më të gjendurit në restorante, por mund të kërkoni edhe karkalec, oktapod e kallamarë. Ato do të ju serviren në forma të ndryshme të të gatuarit dhe gjithmonë me shpjegimin det dhe lagunë.

 

PIJET LOKALE

 

Rrushi kallmet, emër i marrë nga fshati ku rritet ky varietet unik shqiptarë, ka qënë në vazhdimësi pjesë e rëndësihme në prodhimin e verës së mirë. Studiuesit thonë se ky varietet rrushi ka qenë i njohur që në shekullin I pas lindjes së Krishtit. Ka cilësi të lartë dhe është përshtatur me territorin ku rritet prej shekujsh.

 

Tradita e kultivimit të rrushit dhe bërjes së verës në këto zona është shumë e hershme. Familjet vreshtare dhe verëprodhuese të ndihmuara edhe nga hierarkia religjioze disa shekuj me parë kanë arritur edhe të eksportojne verë.

 

Vera kallmet thuhet se eksportohej në Vatikan dhe ishte pikërisht kjo verë e preferuara e Papa Klementit XI. Situata nuk ka ndryshuar, madje vera është bërë edhe më e mirë dhe më e kërkuar.

 

Para se në tryezën tuaj të vijë një pjatë ushqim, gjithmonë do të ju serviret një pije prodhuar në vend. Frutat e bollshme dhe mundësia ka bërë që në Lezhë të prodhohen disa prej pijeve më të mira në vend. Vera, rakia, lëngu i thanës, boronicës e trandafilit janë një shije që nuk duhet shmangur asnjëherë. Këtu vizitorët provojnë shijen e mrekullueshme të verës së prodhuar nga varieti i rrushit autokton Kallmet nga kantina të ndryshme por gjithmonë me shije të mirë.

 

Nëse e adhuroni verën, mund të vizitoni shtëpitë e verës në Kallmet, Fishtë e Krajen. Përveç drekës apo darkës së shkëlqyer, në këto zona dop të keni mundësi të degustoni verën dhe të blini ato që ju pëlqejnë më shumë. Vizitorët në këto kantina janë të shumtë dhe shpesh herë duan të qendrojnë më shumë se koha e planifikuar.

 

Nëse doni vertetë të dini se çfarë shijet ka vera lokale, mos ngurroni në ndaloni përgjatë udhëtimit tuaj në Kallmet, Fishtë e Krajen.

Related Posts