Fishta

Fishta është pjesë e Zadrimës në Njësinë Administrative Blinisht. Ajo është e pasur me histori, kulturorë dhe elementë turistikë për t’u vizituar. Dikur njihej si një nga vendet ku burgoseshin dhe internoheshin ata që guxonin të kundërshtonin sistemin komunist në Shqipëri. 

 

Këngët e Zadrimës janë një pjesë e rëndësishme e muzikës folkloristike dhe gjithashtu zakonet dhe veshjet tradicionale shumëngjyrëshe janë një pasuri më vetë për etnografinë shqiptare. Ato janë një shfaqje mbresëlënëse edhe në ditët e sotme. 

 

Fishta është një fshat i përzgjedhur si fshat turistik. Sipas historianeve, Fishta është krijuar në vitin 1641 dhe sot ofron një peizazh mjaft të bukur. Këtu ka lindur poeti i madh At Gjergj Fishta, simboli i letërsisë shqipe. 

 

Ndodhet në veriperëndim të qytetit të Lezhës dhe është një zonë e rëndësishme agroturizmi me një numër të restoranteve me ushqim të ngadalshëm. Kuzhinierët kanë krijuar ushqime të shijshme me produkte lokale ndaj edhe ky fshat është më i frekuentuati kur flitet për ushqimin.

 

Rrënojat e ish-burgut që u hap në vitin 1967 e që më pas ka funksionuar si kamp internimi janë kthyer në punishte agroturizmi ku mund të shijohet verë e mirë dhe prodhime lokale të markuara. Fishta është kthyer në një destinacion turistik që po tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve vendas e të huaj.

 

Si të arrish në Fishtë

Përshkrohet nga rruga nacionale Lezhë – Vau Dejes dhe lidhet edhe me superstradën Lezhë – Shkodër. Largësia nga Tirana në Fishtë është 73 km ndërsa distanca nga Shkodra në Fishtë është 34 km.

 

Çfarë të shohësh

  • Kisha e Fishtës
  • 2 liqene artificiale
  • Kroi Katrosh
  • Kroi i Fushmollës
  • Maja e Kreshtës

 

Ku mund të drekosh

  • “Mrizi i Zanave”
  • “Oazi i Fishtës”
  • “Hylli i Dritës”
  • “Hani i Lekës”

 

Si të argëtohesh

  • Shëtitje në kuaj, biçikleta
  • Shëtitje me kajakë në liqenin e Fishtes
  • Kampingje gjatë stinës së verës
  • Shëtitje në shtigjet malore të zonës, hiking,treking
  • Shëtitje në shtegun e mendimit fishtjan
  • Vizitë në punishten e poqerisë
  • Vizito shtëpinë dhe muzeun kushtuar Fishtës

 

Evente

  • Fundjavën e fundit të dhjetorit në këtë fshat zhvillohet panairi i gjelit të detit. Traditë e banorëve të Fishtës, e cila mbledh fermerët e zonës së Zadrimës që mbarështojnë gjelin e detit të varietetit zadrima ashtu si edhe vendi ku shtrihet zona. Zhvillohet panairi për promovimin e tyre dhe u sjell në vëmendje qytetarëve që të konsumojnë shëndetshëm dhe produkte natyrale.

Related Posts

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]