Zbuloje krejt

Muzikalet veshjesh tradicionale, ansambël vlerash natyrore, udhëtime nëpër histori, kulturë e pasur dhe plazhe shumë joshës dhe tërheqës. Këto janë disa nga arsyet se përse Lezha është një destinacion.

 

Gjithçka jeton këtu prej antikitetit duke u bërë një magnet për vizitorët. Fshatra unik, prodhime autoktone, zona peisazhi dhe ushqimet më të mira do të jenë udhëtimi juaj në Lezhën turistike.

 

Udhëto nëpër Lezhë dhe ndjehu si në shtëpi dhe i mrekulluar.

Qyteti i Lezhës

Ne qytetin e Lezhes ndodhen dy prej vlerave me te medha jo vetem per zonen, por per kombin.

Fishta

Fishta është pjesë e Zadrimës e cila është e pasur me një histori kulturore. Kjo njësi ka sipërfaqe pyjore rreth 1656 ha, dhe keto pyje përbëhen nga lisa, shkoza, frashër dhe dellënja.Gjithashtu ka një sipërfaqe rreth 4235.4 ha, drithëra buke, forogjene, bishtajore, vreshta, pemtari etj .

Kallmeti

Një gojëdhënë e vjetër thotë se dikur ky fshat ishte i mbuluar nga uji, i cili duke u pakësuar la pas lym e baltë që ndikoj në rritjen e kallamit të egër, bime kjo nga e cila mendohet se vjen edhe emir i fshatit Kallmet.

Ishull – Lezha

Reliev fushor, i rrethuar në veri nga lumi Drini, në juglindje nga laguna e Vainit, në perëndim nga plazhi i Vainit ndërsa në lindje nga qyteti i Lezhës e bëjnë një zonë të lakmuar për të jetuar e sigurisht për të zhvilluar turizëm.

Ungrej

Ungrej shtrihet në një pjesë të sheshte ku konvergojnë disa lugina të përrenjve malor, njëri prej të cilëve është edhe përroj i Ungrejit. Në anën e djadhtë të rrugës hyrëse të Ungrejit në një faqe shpati ndodhet një pyll me gështenja, ku është një aset për banorët e zonës, është shume i frekuentushë

Zadrima

Nese nuk ke ndaluar ne Zadrime, nuk mund te thuash qe ke qene ne Lezhe.

Mali i Veles

Vela është maja më e lartë në Lezhë dhe mjaft e dukshme edhe nga larg. Ajo ka një majë të thepisur dhe është pika më e lartë natyrore në Bashkinë e Lezhës 1172 m mbi nivelin e detit . Në majë shkëmbore të ketij mali vërehen gjurmë në ngjyrë kafe të ndezur për të cilët vendasit kanë hamendësuar se ka

E gjitha per tu zbuluar

Lezha një destinacion ku mund ti gjesh të gjitha. Natyrën magjepsëse, historinë, plazhe të mrekullueshëm dhe nje trashëgimi kulturore te larmishme.



Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]