Lezha është një rajon ku mund të shijosh plotësisht të 4 stinët e vitit. Natyra ka krijuar një mjedis të larmishëm me lumenj, laguna, male, kodra e me fusha. Ato janë një tërheqje e vazhdueshme për vizitorë e turistë të shumtë, por edhe për ata që duan aventurën.
Natyra dhe ekoturizmi janë gjithnjë mundësi të mira në Lezhë duke perjetuar një aventurë të bukur ndërsa udhëtoni në këtë zonë. Shëtitje në natyrë, vëzhgimi i florës dhe faunës, njohja e kulturës dhe trashëgimisë lokale, peshkimi sportiv, shëtitje me biçikleta, shikimi i shpendëve, shëtitjet me kajak, shëtitje në natyrë, lundrime skenike, turizëm fotografik, kampe përbëjnë turizmin e natyrës në Lezhë.
Ecjet në shtigje, udhëtimet studimore dhe aventurat në natyrë në një mjedis natyror do të ju dhurojnë veçanti në Lezhë.