Lezha ka një sipërfaqe turistike bregdetare afro 11 000 ha, vijë bregdetare prej 26 km me plazhet e mrekullueshme të Shëngjinit, Tales, Kunes, Vanit e Ranës së Hedhun.
Plazhet frekuentohen nga maji deri në nëntor me turistë rezidentë dhe ditorë, vendas e të huaj. Plazhet e larmishëm që gjenden në Lezhë janë një eksperiencë e paharrueshme.
Si një destinacion pushimesh me diell dhe bregdet të bukur, Lezha ka gjithçka për të cilën keni nevojë.
Plazhet e bukura në një vijë bregdetare 26 km, më shumë se 300 ditë me diell, vendpushime nga më befasueset dhe aktivitete të shumta kulturore e artistike do të jenë pjesë e pushimeve tuaja.
Pamje impresionuese ku deti rrethohet nga mali apo lagunat dhe shkëmbinjë që derdhen në ujë janë përzierje intriguese në një mikpritje miqësore dhe kuzhinë fantastike.
Zona frekuentohet masivisht në sezonin e verës duke terhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj. Hotelet janë të vogla përgjithsisht, por mëse dëshironi të jeni në shoqërionë e shumë personave atëherë resortet janë një zgjedhje e mirë. Në çdo rast do të ju afrohen shërbime nga më të mirat.
Të gjithë janë të dashuruar më Ranën e Hedhun (emër i vendosur nga vendasit për një pjesë që është edhe monument kulture) dhe të gjithë të paktën një ditë pushojnë në këtë zonë.
Ata që kërkojnë të jenë më të qetë duke dëgjuar vetëm zhurmën e dallgëve të detit, plazhi i Kunes, Vainit dhe Tale 2 do të ju dhurojnë këtë dëshirë tuajën.
Qyteti i Shengjinit është vendi më i frekuentueshëm dhe ku janë ngritur pjesa më e madhe e hoteleve, bareve e restoranteve.