Një ved ideal në çdo stinë të vitit ku mund të kaloni një drekë,darkë,por edhe pushimet me familjen, miqtë dhe të dashurit tuaj. Në Zadrimë të Lezhës, 20 km nga bregdeti i Shengjinit, në kodrën e fshatit Troshan, rrethuar nga një peisazh i bukur është vendosur agroturizëm Hylli i Dritës. Ushqimet lokale nga fermat e zonës, gatuar me mjeshtërinë tradicionale dhe plot fantazi dhe shërbyer me konceptin që klienti është miku i shtëpisë, e bëjnë vizitën tuaj shumë të kendshme. Përveç restorantit, do të gjeni dhe një bujtinë, si shërbim akomodimi me gjashtë dhoma, me kushte optimale, si dhe aktivitetete rekreacioni në fermë. Prej secilës dhomë shihet një mengjes i bukur në natyrë dhe plot dritë, rehati në fjetje dhe kujdes të veçantë në çdo detaj. Provoje që të mësosh akoma më shumë. Produktet tipike që ofron Hylli ui Dritës janë të shumtë dhe plot shije por ka disa që përbëjnë veçorinë e këtij agroturizmi siç janë qengji në hell, rosë me qymlek, pulë me perime, qull, oriz etj.