Artizanati

Lezha është një zonë e njohur për artizanatin. Ajo është trashëguar ndër breza dhe shprehet më së shumti në zonat e Zadrimës dhe Kallmetit. Artizanati ndërtimor lidhet me prodhimin e tjegullave dhe pllakave prej balte, ndërsa mjaft e zhvilluara janë edhe punimet e poçerisë. Një numër i madh amforash janë zbuluar në Lezhë, disa prej të cilave kanë edhe vula në formë simbolesh apo monogramesh.


Në disa amfora vula ka të rafiguruar lulen e shegës, simbol ky i njohur për punimet me prejardhje nga ishulli i Rodit. Zbulimet e ndryshme kanë identifikuar vula në amfora që mbajnë emrat ilir Gent dhe Suri, pronar punishtesh vendase. Janë gjetur edhe enë tryeze me kanilyra të tipit inafie dhe enë të tipit megara. Këto objekte i përkasin si kohe shek III para Krishtit.


Familjet e zonës së Zadrimës vijojnë të ruajnë traditën në prodhimin e produkteve të artizanatit dhe dekorimit për përdorim vetjak. Në Lezhë janë ngritur disa qendra artizanati e të cilat tërheqin vemendje për punimet e tyre. Tereze Gega, një artizanë e vjetër, prodhon në mënyrë artizanale edhe krimin e mëndafshit.

 

Në fshatin Krajen, janë ndëtuar dy punishte për punime me baltë, të cilat janë mjaft interesante për tu vizituar dhe parë nga afër mënyrën e prodhimet te enëve, poqeve, sendeve për zbukurim apo suvenire të ndryshme dhe shumë prej tyre me elementë lokalë.


Kjo ka bërë që Lezha të prezantohet denjësisht në shumë panaire kombëtare dhe ndërkombëtare. Punimet e artizaneve të Lezhës janë vlerësuar me çmime në vende të ndryshme të botës. Interesi i të huajve për ti parë dhe poseduar ato ka qenë i madh. Punimet artizanale të Lezhës janë përzgjedhur edhe nga Vatikani për veshjet e klerikëve të saj.

Related Posts