Plazhi Shengjin

Tetë kilometra larg nga qyteti i lezhës, ndodhet plazhi i Shëngjinit, një ndër më të frekuentuarit në shqipëri. Rruga që të çon atje, është e mire dhe ka disa mënyra udhëtimi: mund të shkosh me automjet privat ose me furgonë të linjës, të cilët marrin
një pagesë të ulët dhe të favorshme për turistët. Ky plazh spikat për rërën me përmbajtje të lartë jodi, me vlera kuruese. Pastërtia e ujit të detit dhe ajrit është nga më të mirat në vend. Në shëngjin mali dhe deti bashkohen në një pikë. Hotelet e ndërtuara buzë detit, ofrojnë kushte komode për pushuesit dhe çmime të përshtatshme për të gjitha kategoritë e turistëve. 

Related Posts