Pashke ndryshe në Lezhë

Dhurohen 3 mije veze

Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve.

Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë për Pashkët. Të veshur me kostumet tradicionale të zonës, të rinjtë i ofruan çdo kalimtari ushqime për këtë ngjarje të madhe të krishtërimit.

Pjesë e festimeve u bë edhe biznesmeni Lirim Torba, besimtar mysliman. Ndonëse i përket besimit mysliman, ai thotë se festat janë të përbashkëta dhe kjo është e dukshme në Lezhë.

Kjo mënyrë e festimeve për ringjalljen e Krishtit tërhoqi vëmendjen e qytetarëve lezhjanë, që iu bashkuan këtij aktiviteti, ndërsa vlerësuan iniciativën e ndërmarrë. Pjesë e aktivitetit u bë edhe qendra kulturore e fëmijëve me performaca të ndryshme artistike.

Related Posts