Laguna kunes

Lagunat – Ato kanë emërtim të përbashkët Kune – Vain dhe përfaqësojnë traditë, histori dhe trashëgojnë vlera të papërsëritshme natyrore. Brenda tyre janë disa laguna që secila ka veçorinë e saj. Në to takohet një pyll tipik mesdhetar me një florë dhe një faunë të rekullueshme. Përbëhen nga sistemet kryesore të habitateve detare, lagunore e kënetore të ndërthurura me sistemet jo ligationore, pyjet, shkurret e kullotat. Numëron rreth 92 lloje shpendësh, 22 lloje reptilesh dhe shumë lloje amfibesh. Në lagunat e Kune – Vain mun d të shijosh edhe një kuzhinë tepër të veçantë.

Laguna e Kënallës, ndodhet në të djathtë të grykëderdhjes së lumit Drin me një sipërfaqe prej 20 ha, dhe me një thellësi deri në 13-14 m. Për nga thellësia kjo mund të konsiderohet edhe si një liqen i vogël natyral.

Laguna e Merxhanit që ndodhet në të djathtë të grykderdhjes së lumit Drin, ka një sipërfaqe prej 300 ha, me një thellësi mesatare 0.75 m, dhe maksimalja deri në 1.3 m.

Laguna e Zajes së Cekës në Vain ndodhet në të majtë të grykderdhjes së lumit Drin dhe ka një sipërfaqe prej 710 ha, thellësia mesatare është 0.5 m dhe maksimalja 1.3 m.

Related Posts