MERR MË TË MIRËN

Në Lezhë ruhen shumë tradita si në veshje, instrumenta, këngë e artizanat. Këtu organizohen mjaft aktivitete me karakter folklorik dhe me format tradicionale të jetës e veprimtarisë së tij. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale ajo shpirtërore dhe ndenja fisnike.

Në zonën e Lezhës ka një larmi të madhe të veshjeve tradicionale. Ato janë të gjitha të veçanta në domethënie dhe tipe. Veshja Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike dhe nuk gjenden në asnje krahinë tjetër të vendit. Punimet në tezgjah, ato të realizuara me dorë dhe punimet qeramike janë një trashëgimi e Lezhës. Zona e zadrimës ruan ende këtë kulturë.

Lezha ka të trashëguar një vlerë të spikatur të bashkjetesës ndërfetare. Në zonë gjenden objekte kulti mjaft të vjetra që i përkasin besimit të krishterë, mysliman, ortodoks dhe bektashi. Ndonëse gjatë sistemit komunist këto objektet u shembën në shumicën prej tyre, asnjëherë nuk u shemb besimi te Zoti.

Kengët, vallet, stili i jetesës dhe mikpritja janë një element tejet tërheqës për këdo që e viziton këtë rajon. Mikpritja lezhjane është një pasuri në vete, e vërtetuar ndër vite kjo dhe me bashkëpunimet ndërkulturore dhe miqësitë e krijuara.

Në fund të shekullit të 20-të, Lezha ka një brez artistësh shumë të fuqishëm, të cilët morën emër në mbarë vëndin si në poezi, pikturë, gazetari, publicistikë.

Pavarësisht zhanreve e gjinive të ndryshme të artit që lëvruan përsëri ata janë quajtur plejada e artistëve që i dhanë emër Lezhës duke e përfaqësuar një nivel të lartë artistik të krijimtarisë artistike brenda dhe jashtë vendit.

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]