Kalaja Lezhës

Kalaja mesjetare e Lezhës është ndërtuar mbi rrënojat e Akrolisit antik në shekullin IX-të, duke marrë kështu karakterin e një qëndre qytetare.

Ajo është rindërtuar disa herë duke filluar që nga shek. III-të para. Kri. nga Mbretëria Ilire, Bizantinët pas djegies nga inkursionet sllave të vitit 592, nga Dukagjinët vendas pasi u dogj aksidentalisht në vitin 1398, Venedikasit gjatë viteve 1440-1451 duke marrë edhe formën që ka sot.

U dogj dy here në vitet 1478 dhe 1503 nga vetë qytetarët lezhjanë pasi u rrezikua nga osmanët të cilët e përdornin si bazë për të sulmuar vendasit që ishin zhvendosur në Ishullin e Lezhës. Te rrezikuar nga sulmet e mundshme Veneciane nëpermjet lumit Drin dhe sulmet e kryengritësve Shqiptarë, sulltan Sulejman Selim Bajazit Han (Sulejmani i Madhërishëm) urdhëroi rindërtimin e kalasë në vitet 1521-1522. Muret e kësaj periudhe janë të mbivendosura mbi ato veneciane dhe kësaj periudhe i përket edhe restaurimi i Xhamisë Sulejmanie dhe muret turke që ndajnë oborrin e brendshëm me atë të jashtëm brenda hapësirës së Kalasë.  Në kalane e Lezhes ndodheshin tre pllaka mermeri me basoreliev. Në njërin paraqitej shqiponja me një gjarpër nën kthetra, tjetra paraqiste një luan të Shën Markut (venecian) dhe tek e fundit paraqiteshin dy shejntorë me një kryq të stilizuar. Këto pllaka mermeri ishin me madhesi që i pershtateshin kornizës se portës hyrëse të Kalasë, vend që më pas është vendosur pllaka osmane që flet pikërisht për rindërtimin e kalasë nga osmanët. Këto tre artefakte janë plackitur në fillim të luftës I-rë botërore. Kjo kala dominon deri në bregun e detit dhe mbyll pothuajse gjithë rrugët për në brendësi. Ana Komnena e quajti kështjellën e Elissonit, “një kështjellë në ajër, syri i djathtë i Durrësit”. Sot në kalanë e Lezhës mund të shihet, përveç peisazhit të bukur e relaksues, edhe teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijëravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe rreth 1.5 ha me ambjente çlodhëse.

Related Posts