Jolly Hotel

Të qëndroni në Jolly Hotel, do të thotë të shijoni një copëz lashtësie nën një petk modern që vetëm ai mund t’jua ofrojë.

Lezha, një kaleidoskop i mrekullueshëm historik, natyrore turistik, që Ana Komnena, një historiane e famshme bizantine, e quan “një qytet të ngritur në ajër”, mund të shijohet tanimë, nga një pikëvështrim i ri, Jolly Hotel.

 

Një strukturë hoteliere moderne me 32 dhoma, më e reja në Lezhë, e arreduar me art e finesë, ambientet e së cilës ju ofrojnë gjithçka që nga akomodimi luksoz, restoranti me kuzhinë të pakrahasueshme, baret dhe tarracat panoramike si dhe Fitness Center.

 

Ju mund të zgjidhni që nga ballkoni i dhomës tuaj të shijoni pamjen nga deti, kalanë e lashtë të qytetit, memorialin e Kuvendit të Lezhës apo Memorialin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu.

Related Posts