Informacion i nevojshem

Udhëto drejt Lezhës

Lezha ndodhet në nyjen lidhëse mes qendrës së vendit me veriun dhe verilindjen. Distanca e saj e afërt me aeroportin e Rinasit – 45 km, portin e Durrësit – 73 km, pikat kufitare të Muriçanit në Shkodër – 50 km , Hanit të Hotit në Malësinë e Madhe – 90 km, Morinës në Kukës – 120 km, Qafë Thanë në Pogradec – 173 km, Kapshtica në Korcë 253 km e bëjnë këtë rajon mëse të arritshëm për të gjithë vizitorët dhe turistët. Infrastruktura rrugore është përgjithësisht e mirë dhe përshkon të gjithë zonën turistike duke i bërë lehtësisht të aksesueshëm.

Transporti në Lezhë

Në Lezhë çdo zonë është është e arritshme në pak minuta. Për të lëvizur në Lezhë mund të merrni një makinë me qera, të përdorni transportin publik që përgjithsisht realizohet me furgonë ose të merrni taksi. Transporti publik realizohet nga ora 06:00 deri në orën 18:00 gjatë stinës së dimrit dhe me zgjatjen e ditës fillon dhe zgjaten oraret dhe gjatë stinës së verës ky sherbim realizohet deri në orën 21:00. Udhëtimi me transport publik është i lirë dhe mund të ndaloni ku të dëshironi. Në Lezhë funksionojnë edhe linja interurbane që lidhin ketë qytet me qytete të tjera me linja të rregullta dhe të vazhdueshme. Ka linja të rregullta thuajse me çdo fshat dh nisjet e tyre kanë 3 zona të përcaktuara.
Stacioni në hyrje të Lezhës.
Lezhë – Shengjin – Lezhë 50 lekë
Lezhë – Balldren – Lezhë 50 lekë
Lezhë – Gjadër – Lezhë 100 lekë (ndalohet në çdo fshat)
Lezhë – Dajç – Lezhë 150 lekë (ndalohet në çdo fshat)
Lezhë – Blinisht – Lezhë 100 lekë (ndalohet në çdo fshat)

Stacioni tek rruga e Kallmetit

Lezhë – Ungrej – Lezhë 200 lekë
Lezhë – Kallmet – Lezhë 100 lekë
Lezhë – Mërqi – Lezhë 50 lëkë
Lezhë – Rraboshtë – Lezhë 50 lekë

Stacioni tek Ura e Cenit

Lezhë – Rrilë – Lezhë 50 lëkë
Lezhë – Shënkoll – Lezhë 100 lekë (ndalohet në çdo fshat)
Lezhë – Tale – Lezhë 100 lëkë (ndalohet në çdo fshat)
Lezhë – Milot – Lezhë 100 lelë (ndalohet në çdo fshat)

Banka dhe paratë

Aktiviteti bankar në Shqipëri mbështetet në baza të përcaktuara ligjore që rregullon veprimtarinë bankare.

 

Blerjet e ndryshme mund të kryhen në monedhën që posedoni pasi thuajse të gjitha monedhat shkëmbehen në njësitë tregtare, por kujdes më mirë do të ishte që më parë të keni bërë konvertimin e monedhës tuaj në atë vendase në një institucion të licensuar për të patur konvertim real.

 

Është shumë e thjesht për të gjetur një exchane apo bankë për të konvertuar paranë dhe gjithmonë kursi është i përditësuar dhe i afishuar. Ato ndodhen kryesisht në qendër të qytetit.

 

Në Lezhë operojnë disa banka të nivelit të dytë, exchange apo forma të tjera të licensuara dhe të njohura ndërkombëtarisht për marrjen apo dërgimin e parasë.

 

Paraja vendase ka prerjet e saj në monedha 1, 5, 10, 20, 50 dhe 100 lekëshe dhe kartmonedha 200, 500, 1 000, 2 000 dhe 5 000 lekëshe.

 

Disa nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në Lezhë.
• Intesa Sanpaolo
• Raiffeisen Bank
• BKT Banka Kombëtare Tregtare
• ABI Bank
• Alpha Bank
• Banka Credins
• Union Bank
• Banka e Tiranës.

Shendetësi

Sistemi Shëndetësor është publik dhe privat. Në spitalet publike sigurohen shërbime falas nëpërmjet referencës nga mjeku i familjes ose nëpërmjet urgjencës.

 

Sektori privat mbulon shërbimin farmaceutik, shërbimin stomatologjik dhe klinike diagnostikuese për disa specialitete dhe realizim analizash të ndryshme.

 

Në çdo distrikt funsionon një DSHP- Drejtoria e Shëndetit Publik e cila koordinon të gjitha shërbimet shëndetësore.

 

Në Lezhë (qytet) është i vendosur Spitali Rajonal ku ndodhet edhe Urgjenca, Materniteti, Poliklinika dhe disa qendra shëndetësore ndërsa në zonat rurale janë të vendosura kryesisht qendra shendetësore.

 

URGJENCA: +355 128/ +355 215 2 2222

 

Sherbime Spitalore: Sherbimi i Imazherisë, Sherbimi i Pranimit në Urgjencë, Sherbimi i Kujdesit Paliativ, Sherbimi i Pneumo-Ftiziatrisë dhe Dispancerisë Anti TB, Sherbimi i Pediatrisë, Sherbimi Obstetri – Gjinekologji, Sherbimi Anestezi – Reanimacion, Sherbimi i Kirurgjisë, Sherbimi i Mjekësisë së Pergjithshme.

Sherbime poliklinike: Fizioterapi, Kirurgji, Ortopedi, Pediatri, Infektiv, Okulistikë, Obstetrikë – Gjinekologji, ORL, Gastro-Hepatologji, Kardiologji, Pneumologji, Neurologji, Imazheri.

 

Farmacitë gjenden në qytetet Lezhë dhe Shengjin. Ato janë të vendosura pranë institucioneve shendetësore, në hyrje të qytetit dhe në qendër të tij.

 

Sherbimi stomatologjik është i vendosur në qytetin e Lezhës me disa klinika ku ofrohen të gjitha sherbimet.

 

Transportimin e specializuar mjekësor me helikopter të pacientëve në raste akute.

 

Adresa: Lagjja “Varosh”, Rruga “Nene Tereza”, Lezhë

e-mail: spitalilezhe@shendetesia.gov.al

 

Shiko harten

Siguria publike

Siguria publike garantohet nëpërmjet Policisë së Shtetit. Drejtoria Vendore e Lezhës ka në jurdiksionin e saj Komisariatet Lezhë, Kurbin e Mirditë si dhe Qarkullimin Rrugor.

 

Patrullat e policisë janë gjithnjë në lëvizje dhe kordinohen nëpërmjet sallës opertive. Kjo e fundit merr informacione dhe denoncime me anë të numrit publik 129, por ju mund të keni në sherbimin tuaj edhe numrin e Drejtorisë të Policisë Vendore.

 

Në rrugë do të shihni gjithnjë forcat e rendit apo ato të policisë rrugore që kanë si objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prania e tyre nuk do të thotë së ka ngjarje, pasi ata janë gjithmonë në lëvizje.

 

Në sherbim është edhe Policia Bashkiake e cila merret kryesisht me kontrollin e territorit vendor.

Shiko harten