Rreth Lezhes

Lezha është një qytet historik mbi 2300 vjeccarë. Është dokumentuar se ky qytet, së paku qysh në shekullin VIII para erës së re ka qenë i banuar pandërprerë nga popullsi iliro-arbëreshe-shqiptare. Emri i tij “Lisso” e “Lissuss”, gjithnjë sipas studiuesve të fushës, është një ngjyrim linguistik i emrit të vjeter ilir “Lisi”. Shtrihet pranë malit dhe ka shumë pranë detin, fusha shumë pjellore dhe përshkohet mes për mes nga lumi Drin. Klima, bukuritë natyrore dhe trashëgimia e pasur historike e kulturore e bëjnë një zonë atraktive gjatë 12 muajve të vitit. Të gjitha ata që duan bregdetin, historinë, kulturën, të vizitojnë bukuritë e zonave rurale dhe të shijojnë gatime tradicionale, Lezha është destinacioni i duhur. Lezha pozicionohet në veriperendim të Shqipërisë duke u kufizuar në veri me Shkodrën, në perendim me detin Adriatik, në jug me Kurbinin dhe në lindje me Mirditën. Eshtë një zonë me veçori të ndryshme. Ndodhet 55 km nga Tirana, 35 km nga Shkodra, 70 km nga Durresi 70 km, 40 km nga Rinasi, 220 km nga Prishtina dhe 120 km nga Podgorica. 

To top