Kroçere me turistë edhe në Shëngjin

Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës.

Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës.

Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se ardhja e kroçeres është një moment historik e kjo sipas tij është mundësuar falë investimeve që janë realizuar në infrastrukturën portuale.

Tashmë edhe Shëngjini do të përfshihet në hartën e porteve turistike të rajonit, pasi bëhet e ditur se dhe në të ardhmen kroçerat do të kenë destinacion këtë port, duke i dhënë në këtë mënyre një tjetër zhvillim turizmit në Lezhë.