Çelet sezoni turistik

Lezha çeli zyrtarisht sezonin veror 2017 përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuara nën kujdesin e bashkisë.

Panaire për të promovuar produktin vendas dhe prezantim i resurseve të Lezhës turistike të shoqëruara nga muzika e artistëve të ftuar enkas për këtë event. Kjo ishte mënyra e përzgjedhur për të ftuar vizitorët dhe turistët drejt bregdetit të Lezhës.

Ata që e shijuan këtë mbrëmje janë ndjerë komod në Shëngjin, ndërsa vendasit i ftojnë që të provojnë gjithçka që prodhohet në këtë zonë.

I pranishëm në hapjen e sezonit, kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj tha se shërbimet do të jenë në nivelin e duhur për të përmbushur edhe pritshmëritë e pushuesve.

Festa për hapjen e sezonit turistik veror në Lezhë vijoi deri në mesnatë. Shëngjini mori vëmendjen maksimale, por edhe plazhi i Tales ka nisur të popullohet nga pushuesit, ndërsa pritet që oferta turistike të jetë e larmishme