Panairi i Turizmit – Lezha promovon mundësitë e eksplorimit të destinacioneve të reja

Lezha prezantoi në Panairin Mesdhetar të Turizmit që po organizohet në Tiranë, mundësitë e eksplorimit të destinacioneve të reja turistike.

 

Bashkia e Lezhës u prezantua denjësisht jo vetëm me materiale promovuese, por edhe me produkte të zonës, duke bërë që vizitorët të shfaqin interes të madh.

 

3Ishin të shumtë ata që u ndalën në stendën e Lezhës, ku prezantohen jo vetëm pasuritë historike siç është kalaja dhe Memoriali i Skënderbeut, por edhe shumë pika të tjera të rëndësishme për t’u vizituar.

 

Lezha prezantoi një pjesë të kulinarisë, artizanatit, poçarisë, verës së varietetit Kallmet, prodhime artizanale dhe materiale promovuese të bizneseve të ndryshme. Gjithashtu, specialistët e turizmit prezantuan historinë, kulturën dhe traditën e Lezhës, përtej asaj që është folur deri më tani.

 

6Lezha po promovohet në këtë panair si një pikë turistike e rëndësishme për të kaluar pushime relaksuese dhe për të shijuar pse jo turizmin historik dhe atë të natyrës

Prej kohësh janë krijuar shumë paragjykime rreth Shqipërinë, por vendi tani konsiderohet i sigurt për të udhëtuar nga të gjitha guidat turistike më të mëdha të botës. Në fakt, ka ende probleme me ndriçimin e dobët rrugor, rrugët lokale dhe oraret e autobuzëve, por niveli i krimit të vogël është më i reduktuar se në shumicën e vendeve perëndimore. Nuk ka asnjë problem nëse qëndroni natën vonë ose kaloni pranë grupeve të të rinjve në rrugë gjatë natës. Merrni masat e zakonshme për shmangien e demonstratave politike, mos shfaqni tufa parash në publik dhe jini të vetëdijshëm për hajdutët e xhepave në vende të populluara. Pothuajse të gjithë ata që të rekomandojë Shqipërinë (dhe Lezha nuk është një përjashtim) thonë se rreziku më serioz për sigurinë është në rrugët automobilistike, për shkak të temperamentit ballkanik të shoferëve.Numri i urgjencës së policisë është 129.