Fishta

Fishta është pjesë e Zadrimës e cila është e pasur me histori dhe kulturorë. Përpjekjet për mbrojtjen e kulturës, gjuhës dhe besimit u ngritën në një rang më lart me mbajtjen e disa kuvendeve në këtë zone.

 

Këngët e Zadrimës janë një pjesë e rëndësishme e muzikës folkloristike dhe gjithashtu zakonet dhe veshjet tradicionale shumëngjyrëshe janë një pasuri më vetë për etnografinë shqiptare.

 

Fishta është një fshat në Njësinë Administrative të Blinishtit i përzgjedhur si fshat turistik. Në këtv fshat ka lindur poeti i madh At Gjergj Fishta, simboli i letërsisë shqipe për poemën Lahuta e Malcis. 

 

Ndodhet në veriperëndim të qytetit të Lezhës dhe është një zonë e rëndësishme agroturizmi me një numër të restoranteve me ushqim të ngadalshëm. Kuzhinierët kanë krijuar ushqime të shijshme me produkte lokale ndaj edhe ky fshat është më i frekuentuati kur flitet për ushqimin.

 

Dikur njihej si një nga vendet ku burgoseshin dhe internoheshin ata që guxonin të kundërshtonin sistemin në Shqipëri. Ky fshat është krijuar në vitin 1641 dhe ndodhet në zemër të Zadrimës dhe ofron një peizazh mjaft të bukur.

 

Rrënojat e ish-burgut që u hap në vitin 1967 e që më pas ka funksionuar si kamp internimi janë kthyer në punishte agroturizmi ku mund të shijohet verë e mirë dhe prodhime lokale të markuara. Fishta është kthyer në një destinacion turistik që po tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve vendas e të huaj.

 

Si të arrish në Fishtë

Përshkrohet nga rruga nacionale Lezhë – Vau Dejes dhe lidhet edhe me superstradën Lezhë – Shkodër. Largësia nga Tirana në Fishtë është 73 km ndërsa distanca nga Shkodra në Fishtë është 34 km.

 

Çfarë të shohësh

  • Kisha e Fishtës
  • 2 liqene artificiale
  • Kroi Katrosh
  • Kroi i Fushmollës
  • Maja e Kreshtës

 

Ku mund të drekosh

  • “Mrizi i Zanave”
  • “Oazi i Fishtës”
  • “Ylli i Dritës”
  • “Hani i Lekës”

 

Si të argëtohesh

  • Shëtitje në kuaj, biçikleta
  • Shëtitje me kajakë në liqen
  • Kampingje gjatë stinës së verës
  • Shëtitje në shtigjet malore të zonës, hiking,trekking
  • Shëtitje në shtegun e mendimit fishtjan
  • Ski në morenat akullnajore
  • Ushtrimi i sportit të gjuetisë

 

Evente

  • Fundjavën e fundit të dhjetorit në këtë fshat zhvillohet panairi i gjelit të detit. Traditë e banorëve të Fishtës, e cila mbledh fermerët e zonës që mbarështojnë gjelin e detit të varietetit zadrima ashtu si edhe vendi ku shtrihet zona. Zhvillohet panairi për promovimin e tyre dhe u sjell në vëmendje qytetarëve që të konsumojnë shëndetshëm dhe produkte natyrale.

Related Posts

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]