Qyteti i Skenderbeut

Ky qytet ka qënë i banuar nga popullsi ilire qysh në shekullin VIII para erës së re. Emri i tij “Lisso” e “Lissus”, mendohet se janë ngjyrim linguistik i emrit të vjeter ilir “Lisi”.

Zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit, është gjetja në fshatin Torovicë i një thesari prej 120 sopata prej bronzi. Lezha ka funksionuar si qytet bregdetar dhe njëkohësisht si liman lumor, në skajin më jugor të shtetit ilir të Ardianëve dhe spikat për rolin e rëndësishëm në shek. III p.K.

 

Lezha ishte pikë strategjike për lëvizjen e Flotës Ushtarake Detare Ilire dhe bëhet një qënder e rëndësishme në kohën e sundimit të mbretëreshës ilire, Teuta. Qyteti kishte dy porte, njëri detar, ai i “Nymfeumit”, Shëngjini i sotëm si dhe Porti Lumor, buzë Oldrinit (Drini i sotëm). Në kohën e mbretit ilir Gent, shek II, fisi ilir i pirustëve përbënte një nga forcat kryesore të tij luftarake kundër romakëve.

 

Edhe pas pushtimit romak të Ilirisë, pirustët zhvilluan rezistencë të ashpër dhe për të shuar kryengritjet e pirustëve vjen vetë në Iliri nëpërmjet portit Nymfeum, Jul Cezari. Pozicioni gjeografik ka bërë që Lezha, qysh në lashtësi të jetë një ndër qendrat tregtare e politiko-ushtarake të rëndësishme.

 

Në momente të caktuara të historisë, në Lezhë, janë organizuar aktivitete politikokulturore të nivelit të lartë kombëtar, si: Besëlidhja e Princave në vitin 1444 ku u themelua shteti i parë mbi bazën e principatave, apo edhe Kuvendi i Arbërit në 1703, i njohur ndryshe si Koncili i Arbërit. Ky kuvend u bë me nismën e Papës me origjine shqiptare Klementi i XI.

 

Me 17 janar 1468 në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë u varros heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skenderbeu. Lezha ishte gjithashtu pjesë aktive e lëvizjes për Pavarësi të Shqipërisë nga perandoria osmane në vitin 1912 si dhe pjesë e luftës kundër pushtimit fashist dhe atij nazist 1939 – 1944.

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]