Merr më të mirën

Në Lezhë ruhen shumë tradita si në veshje, instrumenta, këngë e artizanat. Këtu organizohen mjaft aktivitete me karakter folklorik dhe me format tradicionale të jetës e veprimtarisë së tij. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale ajo shpirtërore dhe ndenja fisnike.

Në zonën e Lezhës ka një larmi të madhe të veshjeve tradicionale. Ato janë të gjitha të veçanta në domethënie dhe tipe. Veshja Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike dhe nuk gjenden në asnje krahinë tjetër të vendit. Punimet në tezgjah, ato të realizuara me dorë dhe punimet qeramike janë një trashëgimi e Lezhës. Zona e zadrimës ruan ende këtë kulturë.

Lezha ka të trashëguar një vlerë të spikatur të bashkjetesës ndërfetare. Në zonë gjenden objekte kulti mjaft të vjetra që i përkasin besimit të krishterë, mysliman, ortodoks dhe bektashi. Ndonëse gjatë sistemit komunist këto objektet u shembën në shumicën prej tyre, asnjëherë nuk u shemb besimi te Zoti.

Kengët, vallet, stili i jetesës dhe mikpritja janë një element tejet tërheqës për këdo që e viziton këtë rajon. Mikpritja lezhjane është një pasuri në vete, e vërtetuar ndër vite kjo dhe me bashkëpunimet ndërkulturore dhe miqësitë e krijuara.

Në fund të shekullit të 20-të, Lezha ka një brez artistësh shumë të fuqishëm, të cilët morën emër në mbarë vëndin si në poezi, pikturë, gazetari, publicistikë.

Pavarësisht zhanreve e gjinive të ndryshme të artit që lëvruan përsëri ata janë quajtur plejada e artistëve që i dhanë emër Lezhës duke e përfaqësuar një nivel të lartë artistik të krijimtarisë artistike brenda dhe jashtë vendit.

Muzeu etnografik

Muzeu etnografik i Lezhës do të prezantojë kulturën e këtij qytetit të vjetër nëpermjet traditave, por në brendësi të tij do të njiheni edhe me vecantitë e tij. I ndërtuari pak kohë më parë, muzeu etnografik i Lezhës ka brenda tij një larmi të madhe të vlerave kulturore, kostumografisë, artizanatit dhe enëve të punuara më […]

Kisha e Shen Barbara

Kisha e Barbarës (Shën Barbulla) ndodhet në lindje të fshatit Pllanë (Lezhë), dhe ngrihet në lartësinë e kodrës mes një gjelbërimi. Ajo është një ndërtim i shek XIV-të i stilit Benediktin. Monumenti është një ndërtim i shek XIV-të i stilit Benediktin dhe falë marrëdhënieve të pallatit të Romës me Monolin si perandor i Kostandinopojës,vendimet merreshin […]

Kisha e Shen Premtes

Kisha e Shën e Premtes ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut ( Kelmendit). Ky objekt kulti daton në shekullin e III-të. Ruhet e plotë me të gjitha elementet përbërëse […]

Muzika & Piktura

“Fillimi i epokës së re. Kur toka me vete flet. Kur muret e dhimbjes u thyen. Me mijëra largohen n’det. Kur vetë heshtja kishte zë. Kur ditët u kthyen në netë. Dhe kur lindja ish përendimi. Një emër i ri vjen në jetë”. Këto vargje, për shumë shqiptarë, mund të sjellin në kujtesë periudhën më të dhimbshme te […]

Artizanati

Lezha është një zonë e njohur edhe për artizanatin. Ajo është trashëguar ndër breza dhe shprehet më së shumti në zonat e Zadrimës dhe Kallmetit. Lezha përbën larminë më të madhe të kostomugrafisë. Ato janë të gjitha të veçanta në domethënie dhe tipe. Veshja Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike në Shqipëri. Ato ruajnë […]

Qyteti i Poetëve

Epitaf Per Veten Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja i cili pati ardhur gabimisht ne bote nga vetja e tepruar nxirrte vjersha dhe gjithe njerezit i quante shoke Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje uri syte me dore dhe vendosi […]

Katedralja e Shën Nikollit

Katedralja e Shën Nikollit u inagurua në vitin 2007, ndërsa më parë shërbesat fetare kryheshin në kishën e Zojës Nunciatë në lagjen Nënë Tereza. Projekti i arkitektit Viçentini ka lidhur mjeshtërisht kërkesat liturgjike me ato estetike. Përveçse një objekt kulti, katedralja është edhe një vepër arti pasi ka prane saj edhe kullën e sahatit e para […]

Video

Miremengjes nga Lezha . Faleminderit po e shperndave.#visitlezha

Gepostet von VisitLezha am Dienstag, 27. November 2018

Last News & Events

  • Promovimi i turizmit lagunor

    Në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë, u organizua një aktivitet ku u prezantuan vlerat më të mira të zonës, si dhe u mundësua një guidë e plotë për të pranishmit. Nisma u ndërmorr në ditën ndërkombëtare të parqeve të Europës. Specialistë të mjedisit, si dhe nxënës shkollash shijuan larminë e biodiversitetit që të ofrojnë […]

  • Kajakë n’Drin

    Gara me kajak në lumin Drin… Kjo është nisma më e re e bashkisë së Lezhës për të promovuar turizmin në Lezhë. Sektori i sportit në bashkinë Lezhë organizoi me të rinjtë këtë aktivitet, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Ndjesia për ata që e provuan një sport të tillë ishte e jashtëzakonshme. Edhe pse garuesit […]

  • Kroçere me turistë edhe në Shengjin

    Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Kroçerja mbërriti pasditen e së hënës, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Esat Dushku, shef i marketingut në portin e Shëngjinit u shpreh se […]

  • Plazhi i Tales, destinacioni më i ri i bregdetit shqipëtar

    Plazhi i Tales po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e vijës bregdetare. Në zonë janë ende punëtorët e shërbimeve që po bëjnë largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti. Janë më shumë se 3 km vijë bregdetare e cila do t’i nënshtrohet […]

  • Pashke ndryshe në Lezhë

    Dhurohen 3 mije veze Një shportë gjigande me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin “Papa Gjon Pali II” të Lezhës, si një mikpritje e veçantë lezhjane për festën e Pashkëve. Ringjallja e Krishtit në qytetin e Lezhës u festua ndryshe këtë vit. Bashkia e Lezhës e ndihmuar nga biznesmenë dhuroi rreth 3 mijë vezë […]