Bregdeti Tale

Talja është një destinacion krejtësisht për t’u zbuluar. Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme janë arsyet pse pushuesit po e kërkojnë plazhin e Tales gjithnjë e më shumë.

Plazhi i Tales në Lezhë është një zonë e virgjër gati-gati e panjohur për shumë kënd, por që kohët e fundit ka filluar të frekuentohet dendur nga pushues edhe përtej Shqipërisë. Ndërtimet janë fare të rralla, po edhe ndonjë që ngre krye në këtë zonë pak të njohur është realizuar larg bregut, pa e cënuar hapësirën e rërës. Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100 në 150 metër duke filluar nga cepi i lagunave deri në fillim të deltës së lumit Mat.

 

Ai ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Lezhë – Tiranë. Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit. Vlersohet si një plazh familjarë dhe që mund të ndjesh shumë pravatësinë dhe qetësinë. Gjendet 7 km nga rruga SH1-E762.

 

Related Posts