“Mrizi i Zanave” është restorant e qendër agroturizmi në fshatin Fishtë, pranë Lezhës. Ky restorant është një vend mjafti frekuentuar nga turistë vendas e të huaj. Restorant është një vend i mahnitshëm, por mbi të gjitha me gatime nga më të mirat dhe me një kulturë shërbimi jashtëzakonisht cilësore.

Tek “Mrizi i Zanave”, i cili ka marrë emrin e veprës poetike të Gjergj Fishtës, nuk mblidhen zanat, por qytetarë  nga të gjitha viset shqiptare dhe të huaj që vijnë për të shijuar kuzhinën tradicionale me produkte ekskluzivisht të zonës. “Mrizi i Zanave” i shtrirë në një kodrinë të gjelbër ka si moto refuzimin e rendjes së përditshme, qetësinë, reflektimin që përforcohet edhe nga Shtegu i mendimeve fishtjane, një shteg në natyrë, ku në dru janë skalitur vargjet e poetit Gjergj Fishta.

Restoranti është ndërtuar si pjesë e një tradite familjare, ndërsa vazhdimisht suprizon mysafirët e tij.