Artizanati

Lezha është një zonë e njohur edhe për artizanatin. Ajo është trashëguar ndër breza dhe shprehet më së shumti në zonat e Zadrimës dhe Kallmetit. Lezha përbën larminë më të madhe të kostomugrafisë. Ato janë të gjitha të veçanta në domethënie dhe tipe. Veshja Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike në Shqipëri.

Ato ruajnë dhe prezantojnë secila veçorinë që ka. Artizanati ndërtimor lidhet me prodhimin e tjegullave dhe pllakave prej balte, ndërsa mjaft e zhvilluara janë edhe punimet e poçerisë, kjo më së shumti në zonat e zadrimës. Një numër I madh amforash janë zbuluar në Lezhë, disa prej të cilave kanë edhe vula në formë simbolesh apo monogramesh.

Në disa amfora vula ka të rafiguruar lulen e shegës, simbol ky i njohur për amforat me prejardhje nga ishulli i Rodit. Një vulë e një amfore tjetër mban emrin ilir Gent dhe emrin tjeter po ilir Suri, pronar i punishteve vendase. Janë gjetur edhe enë tryeze me kanilyra të tipit inafie dhe enë të tipit megara. Këto objekte i përkasin si kohe shek III para Krishtit.

Familjet e zonës së Zadrimës dhe të rrethit të Lezhës kanë një traditë të gjatë në prodhimin e produkteve të artizanatit dhe dekorimit për përdorim vetjak. Në Lezhë është ngritur një qendër artizanati e cila po tërheq vëmendjen e grave dhe vajzave që kurojnë punën e dorës.

Tereze Gega, një artizanë e vjetër, është administratore e kësaj punishtetje qe së fundmi po prodhon në mënyrë artizanale edhe krimin e mëndafshit. Veshjet tradicionale dhe ato të zonave autentike përbëjnë larminë e zonës duke numëruar një numër të madh variantesh dhe nënvariantesh të kostumeve popullore.

Kjo ka bërë që Lezha të prezantohet denjësisht në shumë panaire brenda dhe jashtë vendit, ndërsa interesi i të huajve për ti parë ka qenë i madh. Punimet e këtyre artizaneve të palodhura janë vlerësuar edhe me çmime në vende të ndryshme të botës. Se fundmi kjo punishte është përzgjedhur edhe nga Vatikani për veshjet e klerikëve të saj.

Related Posts